Rinovimi i vizave studentore amerikane, pa ardhur në Shqipëri

Rinovimi i vizave studentore amerikane, pa ardhur në Shqipëri

09:36, 12/09/2019

Ambasada amerikane në Tiranë dha sot një njoftim me rëndësi për studentë shqiptarë në SHBA.

"Mbajtës të vizave studentore, - njofton ambasada. - Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!"

Ambasada fton qytetarët të konsultohen sot në Fb me konsullen Anna. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don12/09/2019 11:33

Nuk ka asnje ndryshim! Ky eshte vetem nje rikujtim i procedurave qe ekzistojne tashme. Studentet marrin nje vize F1 me nje afat te caktuar, qe mund te jete me pak sesa afati i studimeve. Kur kalon ne piken kufitare hyrese, punonjesi i sigurise qe kontrollon pashaporten vendos nje vule me iniciale te caktuara. Zakonisht, vula eshte D/S - Duration of Stay. Kjo do te thote qe personi mund te hyje e te dale nga SHBA per sa kohe viza e leshuar nga ambasada eshte brenda afatit, dhe mund te qendroje ligjerisht ne SHBA edhe pasi afati i vizes ka skaduar (pasi autoriteti i kufirit (vula me siglen D/S) ka te drejte me te larte sesa konsullata (ai edhe mund te te ktheje pamvaresisht vizes!). Nderkohe, nese del nga SHBA pasi viza ka skaduar, por studimet nuk kane mbaruar, ka qene dhe eshte e pamundur te kalosh serish piken kufitare hyrese ne SHBA! Ndaj ambasada, ndoshta e shtyre nga nonje rast i nodhur, ka nxjerre deklaraten kujtese, qe nese viza ka skaduar, apo eshte duke skaduar, dhe keni dale nga SHBA duhet te kujtoheni te vini per ta rinovuar vizen. Rinovimi i vizes per sa kohe studenti ka akoma te firmosur dokumentin Formularin i-20 nga institucioni i shkollimit, ai/ajo mund te kerkoje nje vize te re.

Shto koment

Denonco