Meta përkujton Azem Hajdarin: Zgjedhjet e lira, kolona vertebrore e çdo shteti

Meta përkujton Azem Hajdarin: Zgjedhjet e lira, kolona vertebrore e çdo shteti

09:30, 12/09/2019

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë  Azem Hajdari, vendosi një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet 

Më pas përcolli mesazhin se zgjedhjet e lira janë kolona vertebrore e çdo shteti, duhet mbrojtur me çdo çmim

"Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri”. Lëvizje qe sipas Kreut të Shtetit, “ ndan dy epoka dhe vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e cdo shteti dhe që duhen mbrojtur me çdo çmim."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco