Vizita e Komisionit të Venecias në Tiranë dhe shkarkimi i Metës/ Ja çfarë shkruan media italiane

Vizita e Komisionit të Venecias në Tiranë dhe shkarkimi i Metës/ Ja çfarë shkruan media italiane

20:40, 11/09/2019

Italnews.info -

Një delegacion nga Komisioni për Demokraci përmes Ligjit, i njohur si Komisioni i Venecias, u takua për më shumë se një orë me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar, të kryesuar nga socialisti Ulsi Manja, i cili po heton për shkarkimin e mundshëm të Presidentit, Ilir Meta.

Komisioni Parlamentar do të paraqesë rezultatet e tij deri më 9 tetor të Komisionit të Venecias, i cili do të shpallet në seancën tjetër të planifikuar për 11 tetor.

Me këtë rast do të vendoset nëse Meta ka vepruar si duhet, duke lëshuar dekretin presidencial që anulon datën e zgjedhjeve në 30 qershor dhe duke i shtyrë ato më 13 tetor.

Për atë dekret, 55 deputetë socialistë, nga partia që qeveris, paraqitën për herë të parë në historinë e Republikës së re Shqiptare, një kërkesë ku shpallin fajtor Presidentin Meta, duke kërkuar ndër të tjera shkarkimin e tij, edhe pse prej mëse dy vitesh vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Komisioni i Venecias është një organ këshillues i Këshillit të Evropës i themeluar në vitin 1990. Komisioni, i kryesuar nga italiani Gianni Buquicchio, harton norma dhe rekomandime për çështje kushtetuese, d.m.th. kushtetuta të ndryshme kombëtare që ppërputhen me atë evropiane, por gjithashtu funksionon edhe në fushën e zgjedhjeve dhe referendumeve. Dhe pikërisht ishte kjo arsyeja e vizitës së tyre në Shqipëri.

Delegacioni i Komisionit u takua me shumë liderë dhe personalitete të politikës shqiptare, duke përfshirë presidentin Ilir Meta dhe personazhe nga mazhoranca dhe opozita jashtë-parlamentare.

Në seancën e tij dëgjimore para Komisionit Parlamentar,  presidenti Meta hodhi poshtë të gjithë përgjegjësinë, duke justifikuar nxjerrjen e dekretit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve me shmangien e incidente të mundshme që mund të ndodhnin, siç ishte edhe ai për djegien e Parlamentit.

Ai shtoi se, vendimi i tij ishte edhe një mesazh i qartë demokracie dhe vullneti popullor, dërguar Evropës, në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në muajin tetor.

Përshtati në shqip Syri.net

Artikulli i portalit italian:

http://www.italnews.info/2019/09/11/la-commissione-di-venezia-in-albania/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco