Skandal! Kontrata koncesionare/PPP Milot-Balldren parashikon dyfish futje në përllogartjet e bëra për shlyerjen e kredisë

Skandal! Kontrata koncesionare/PPP Milot-Balldren parashikon dyfish futje në përllogartjet e bëra për shlyerjen e kredisë

20:27, 11/09/2019

Në faqen 108 të kontratës koncesionare/PPP për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren evidentohet tabela e shlyerjes së kredisë që do të merret nga koncesionari për realizimin e këtij projekti.

Kredia do të merret në vitin e 1 dhe në vitin e 2 të projektit dhe do të shlyhet nga viti i 3 deri në vitin e 13 të projektit. Në total koncesionari do të marrë 70 milion euro kredi.

Normalisht shlyerja e kësaj kredie do të duhej të ishte 70 milion euro + interesat e bankës.

Ndryshe nga cdo kredi normale, koncesionari nuk parashikon ti kthejë bankës 70 milion + interesat e bankës por 75,3 milion euro + interesat e bankës. Pra 5.3 milion euro më shumë që do të paguhen nga buxheti i shtetit. Dhe kjo është futja e parë që i bëhet parave të shqiptarëve.

Por nuk mbaron me kaq. Normalisht duhet edhe një futje e dytë.

Në vend që interesat e bankës të llogariten mbi huanë e marrë prej 70 milion euro ato janë llogaritur mbi vlerën fiktive prej 75.3 milion euro. Në total, vetëm efekti i mbivlerësimit të interesit si pasojë e llogaritjeve të gabuara të bëra mbi vlerën 75.3 milion euro arrin në shumën 1.1 milion euro.

Pra në total, nga keqllogaritjet e bëra vetëm në lidhje me shlyerjen e kredisë që koncesionari do të marrë për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren, shqiptarët do të paguajnë rreth 6.4 milion euro më shumë. /Syri.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/09/2019 20:48

Ore, po dakord, dakord me denoncimet!!! Skandale andej, skandale ketej, vjedhje ketej, vjedhje andej, skandale dhe vjedhje skandaloze cdo dite, ne keto 6 vite!!! Sipas KLSH buxhetit te shtetit, dmth shqiptareve u vidhen rreth 2 miliard euro ne vit, nga vete qeveria nepermjet aferave korruptive dhe bashkepunimit me oligarket nepermjet tenderave te drejteperdrejte dhe PPP-ve! Si do te veprohet neser kur qeveria e krimit te rrezohet? A do te anullohen tenderat dhe koncensionet korruptive? A do t'i kthehen buxhetit te shtetit parate e vjedhura gjate ketyre 6 viteve? A do te burgosen hajdutet qeveritare me ne krye kryehajdutin Rama dhe do t'iu sekuestrohen pronat dhe pasurite e paligjshme? Apo i kane rregulluar me ligj dhe populli do te haje perseri mutin e gatuar per ate gjithe keto vite "demokraci"??!!!!!

Shto koment

Denonco