Aleancë bolshevikësh? Kreu i Partisë Komuniste, fushatë per Albin Kurtin

Aleancë bolshevikësh? Kreu i Partisë Komuniste, fushatë per Albin Kurtin

19:43, 11/09/2019

Kosova më 6 tetor do tidrejtohet kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Pavarësisht se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, nuk mungojnë ndërhyrjet as nga Tirana.

Së fundmi ka qenë kryetari i Partisë Komuniste Muharrem Xhafa, i cili përmes një postimi në Facebook, bën fushatë të hapur dhe pro liderit të Vetëvendosjes, Alibin Kurti.

Ja çfarë shkruan ai në një postim ku shfaqet në një foto me Kurtin:

A do ta mbajë fjalën?

Më 6 tetor 2019, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme!
Fushatën e nisur e kam ndjekur sa kam mundur! Preferoj të fitojë forca politike Vetvendosja.
Po të kisha të drejtë vote, do të votoja për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin!
Dje e dëgjova Albinin të jepte intervistë në një medja të Shqipërisë dhe munda të kuptoj shumë gjëra. Po, mendoj, mjaft syresh, mund të realizohen në një Kosovë të pavarur, dmth nëse Kosova nuk do të jetë kapitaliste e në BE!
Unë kështu dua dhe këtë mbështes, dmth sot Kosovën shtet të pavarur; neser me Shqipërinë!
Po Albini, a do t'i mbajë fjalën e premtimet?
Votojeni Albin Kurtin!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco