“Situatë artificiale'/ Meta: Antagonizëm i orkestruar nga jashtë për të mbajtur Shqipërinë në ngërç

“Situatë artificiale'/ Meta: Antagonizëm i orkestruar nga jashtë për të mbajtur Shqipërinë në ngërç

19:32, 11/09/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të folur për situatën në vend, zhvillimet dhe qëndrimet e tij pas mbylljes së sezonit veror. 

 Ai e cilësoi situatën aktuale në vend si një situatë artificiale dhe se polarizimi në politikë nuk ekziston në shoqëri.

Sipas Kreut të shtetit, bëhet fjalë për një antagonizëm të imponuar nga lart, madje një antagonizëm i orkestruar nga jashtë për të mbajtur Shqipërinë në ngërç.

“Kjo ka qenë një situatë artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, çdo gjë është e imponuar nga lart, një antagonizëm i orkestruar nga lart, ndonjëherë më duket se është e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në një ngërç Shqipërinë… një vend që duhej t’i ishin hapur negociatat me kohë”, u shpreh ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp presidenti Ilir Meta.

Konferenca e plotë për shtyp e kreut të shtetit:

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco