'Do digjej Kuvendi'/ Meta: Informacion i vërtetë! Dokumentet do tregojnë se ishte një situatë e çmendur

'Do digjej Kuvendi'/ Meta: Informacion i vërtetë! Dokumentet do tregojnë se ishte një situatë e çmendur

17:26, 11/09/2019
A+ Aa A-

Me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, presidenti i Republikës Ilir Meta është duke zhvilluar një konferencë për mediat nga selia e Presidencës.

Sipas kreut të shtetit, kjo ishte koha e përshtatshme për të komunikuar me mediat dhe publikun pas vizitës të disa prej anëtarëve të Komisionit të Venecias.

Sipas Metës, "11 tetori është një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës, por ka qenë shembëllturë e Kushtetutës. Është një lëvizje dëshpëruese për të shmangur 18 tetorin. Të merren me 11 tetorin, por të merren aq sa duhen me 18 tetorin".

I pyetur lidhur me deklaratat e tij në Komisionin Parlamentar lidhur me një informacion për sulme mbi Kuvendin e Shqipërisë, informacion i marrë për 7 qershor, Presidenti i Republikës deklaroi se: 

“Sa i takon deklaratës sime të një elementi të ri për opinion publik se kam patur një informacion nga institucionet më të lartë të sigurisë, sekret i klasifikuar. Kjo është një e vërtetë dhe unë nuk kam thënë ndonjëherë ndonjë gënjeshtër. Unë nuk mund të them më shumë në respekt të ligjit.

Ata e kanë mundësinë sipas ligjit të njihen me këtë informacion dhe të njihen sipas rregullave. Informacioni është tërësisht i vërtetë. Ajo që mund t’iu them me bindje të plotë.  Në këtë dokument ju do  ndiqni shqetësimet e kohës. Ju do ta shihni dhe do ta kuptoni se ishte një situatë e çmendur. Këtë  nuk mund ta përshkruante më mirë as vetë raporti i OSBE-ODIHR. Mos të harrojmë edhe të gjithë kontekstin e zhvillimeve në rajon, sepse zhvillimet ne vend nuk janë të shkëputuara nga vendet e tjera. Kjo nuk ishte surprizë. Bëhet fjalë për mungesë të përgjegjësisë së përbashkët. Kuptohet se edhe përtej dy palëve mund ta shfrytëzonte situatën për akte të destabilizmin dhe kjo do të ishte e vështirë për të gjetur aktorët e frymëzimit të këtij veprimi”, tha Meta. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/09/2019 18:15

Nuk ka gje me te keqe per politikanet kur flasin me kode, me mesazhe ambiguous, duke i folur patkoit qe te degjoje gomari, duke e mbajtur per vete deri ne minutat e fundit si gjene me te cmuar, ose ne rastin me te keq si plumbi i fundit kercenues per kundershtarin!!!! Z. Meta! Thuaje troc, kush kishte plane per te djegur parlamentin dhe te provokonte gjakderdhje mes shqiptaresh? Pse i mban shqiptaret e tu ne ankth??? Apo per te mbajtur njerezit te goxhduar pas televizioneve duke degjuar llomotitjet e mender-opinionisteve te "mencur" neper banaqet televizive!!!! Pyetja eshte e qarte: Kush do ta digjte Parlamentin e Shqiperise ose Halene e Shqiperise, sic eshte shnderruar sot???

Shto koment

Denonco