Kontrata koncesionare Milot-Balldren parashikon dështimin e saj në vitin e 5-të

Kontrata koncesionare Milot-Balldren parashikon dështimin e saj në vitin e 5-të

17:00, 11/09/2019

NĂ« faqet 107 dhe 108 tĂ« kontratĂ«s sĂ« koncesionit/PPP pĂ«r ndĂ«rtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren evidentohen dy tabela qĂ« pasqyrojnĂ« gjithĂ« analizĂ«n financiare tĂ« projektit pĂ«r periudhĂ«n 13 vjeçare tĂ« zhvillimit tĂ« tij.

Për vitin e 5, në tabelën e faqes 107 të kontratës, parashikohet që koncesionari do të marrë nga buxheti i shtetit 21 milion euro. Nga këto, 16 milion euro do ti harxhojë si shpenzime kapitale dhe në fund do ti ngelen 5 milion euro cash (21-16=5)

Mirëpo, po për vitin e 5, në tabelën e faqes 108, parashikohet që koncesionari do të harxhojë edhe 11,4 milion euro të tjera ku futen pagimi i huasë, interesi i bankës, ripagimi ndaj furnitorëve dhe interesi ndaj furnitorëve.

N.q.s. mbledhim gjithë shpenzimet e koncesionarit për vitin e pestë në të dy tabelat, rezulton që shpenzimet janë në total 27,4 milion euro (16 + 11,4 = 27,4).

Pra, për vitin e 5, ndërkohë që sipas tabelave në faqen 107 dhe 108 të kontratës, shoqëria koncesionare ka planifikuar të harxhojë 27,4 milion euro, ajo do të financohet nga buxheti i shtetit me vetëm 21 milion euro, që do të thotë që shoqërisë koncesionare i duhen edhe 6,4 milion euro që sdihet se ku dhe si do të mund ti gjejë pasi në tabela nuk figuron asnjë shifër tjetër.

Një gjë është e sigurt, kjo kontratë dhe analiza e saj financiare, jo vetëm që nuk paraqet garanci ndaj shtetit shqiptar për realizimin e projektit por ajo nuk garanton dot as koncesionarin që sipas parashikimeve të bëra nga vetë ai mendon të falimentojë në vitin e 5 të projektit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco