Nuk plotëson asnjë kusht/ Baxhanaku i Ben Blushit kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Nuk plotëson asnjë kusht/ Baxhanaku i Ben Blushit kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Lartë

16:01, 11/09/2019

Duke mos plotësuar asnjë kriter, ja del të kualifikohet si kandidat për në Gjykatën e Lartë, e kjo në reformën e drejtësisë së Edi Ramës.

Bëhet fjalë për baxhanakun e Ben Blushit, aktualisht drejtor i TCH.

Është Ervin Pupe, emri i të cilit ndodhet në listën e 8 kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë të kualifikimit për kandidat si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Pupe plotëson vetëm kriterin që është baxhanak i Blushit, pasi asnjë kriter tjetër nuk e plotëson.

Një nga kriteret për tu kualifikuar në këtë garë është edhe të jesh 15 vite avokat, apo të kesh po kaq vite eksperiencë në jurisprudencë.

Këtë kriter kunati i Ben Blushit, Ervin Pupe nuk e plotëson aspak.

Mësohet se Pupe vetëm në vitin 2006 është kthyer në Shqipëri nga emigrimi.

Pasi është kthyer në vend ai ka bërë edhe shkollën e duke u futur në rrugën e avokatisë. Por edhe sikur Pupe të ketë bërë më parë shkollën, nuk i plotëson vitet duhura për tu kualifikuar si kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skerdi14/09/2019 19:24

ai eshte baxhanaku I Ben Blushit por ama eshte jurist, shembull nga te gjitha anet dhe kurre ska qene immigrant jashte vendit, me perjashtim te rasteve kur ka qene per specializim ne fushen e jurisprudences, ka qene njeriu dhe pedagogu me me moral e I pa korruptueshem ne fakultetet ku ka dhene e jep mesim, jo si Eni Cobani kampionja e korrupsionit. Qe I pa fytyri Blushi e ka propozuar kjo nuk ka dyshim, dhe prandaj pranohet nga Rama, por ama duhet thene qe vet ky person anon nga e djathta e jo nga korrupsioni e imoraliteti

Late nam11/09/2019 19:04

Po ca beni se late nam. Mos u merrni me Ervinin. Ka qene pedagog qe ne 96 ne juridik apo vetem Argiten quni juve. Baxhanak, po pse shtiri fall ai ketu e 20 vjet me pare.

Daj Jaku11/09/2019 16:23

Sapo të bjerë (të shporret, të pirdhet) ripjerdhja, duhet të shporren, të pirdhen edhe tentakulat e saj në sistemin e drejtësisë, të gjitha pa përjashtim. Përndryshe do mbesim të pjerdhur e ripjerdhur pambarimisht.

Shto koment

Denonco