Rama flet si nga një planet tjetër: Administrata ime, plot buburreca!

Rama flet si nga një planet tjetër: Administrata ime, plot buburreca!

12:20, 11/09/2019

Edhe pse kanë kaluar 6 vite që qeveris Shqipërinë, Edi Rama, vazhdon që për çfarëdolloj gjëje që ndodh me shtetin shqiptarë, të përjashtojë veten nga përgjegjësia. Kështu ka bërë ditën e sotme, edhe me zyrtarët e administratës së tij duke i quajtur buburreca e parazitë. Duke mburrur platformën për bashkëqeverisjen, (sipas tij është një platformë që i mpin “buburrecat” dhe disa prej tyre i shtyp), ai me këto etiketime ka nënkuptuar të gjithë punonjësit e administratës së Rilindjes.

Këto deklarime populiste duke ju shmangur përgjegjësisë, si njeriu që vetë vendos për ministrat dhe drejtorët në administratë, Rama i lëshoi sot gjatë një takim në kryeministri me disa qytetarët, që sipas tij kanë gjetur zgjidhje pas ankesave në këtë platformë përmes portalit “shqipëriaqëduam.al”.

Gjithashtu Rama tha se kushedi ç’kanë hequr qytetarët shkodranë nga “buburrecat” në Hipotekën e Shkodrës, duke shtuar se vazhdon lufta ndaj tyre edhe pse kjo `luftë` ka 6 vite që bëhet me propagandë.

“Rri në këmbë dhe i shoh “buburrecat” poshtë tavolinës, që gërryejnë. Platforma është një sistem që i mpin “buburrecat” dhe disa prej tyre i shtyp. Ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës, kushedi ç’keni hequr, por ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar këshillën e Nënë Terezës që thotë se `në vend që të mallkojmë errësirën, preferojmë të ndezim një qiri çdo ditë`. Çdokush që i shkruan platformës, është po aq i fortë sa çdo deputet apo ministër, madje është dhe më i fortë se ata”.

Kështu  deklaroi Rama pikërisht për administratën e tij, sikur të ketë mbëritur sot nga një planet tjetër dhe jo si kryeministër që ka 6 vite që qeveris vendin.

.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz11/09/2019 17:24

O Edver Taqi Kellira, buburrecat e adminisrates tate bojn qef dhe tallin trapin me hallet e popullit, se ne krye kane nje akrep helmues si puna jote, dhe nje superhajdut si ty o Edver Taqi Bajga!

t11/09/2019 14:35

Platforma e qelbur e bashkeqeverisjes beri qe administrata te ishte nje kotec mbushur me buburreca qe nuk benin gje tjeter vetem zbatonin urdherat e anonimateve te bashkeqeverites

Populli11/09/2019 13:59

I pari buburrec qe do shtypur eshte Kryeministri...

XIN FU11/09/2019 13:53

para laqi

Parlamenti pluralist i Rams.11/09/2019 13:38

Nuk ka sepse të çuditemi me këtë stil qeverisje të Edverit. Edhe Enveri dikur po këtë stil kishte. Brezat që nuk e kanë përjetuar ate kohë, duhet ta dijnë se edhe Enveri "bënte reforma" të këtij lloji kur fajet gjithmonë i kishin të tjerët e ai nuk dinte asgjë. Ashtu si tani, edhe atëhere dy gazetat e përditëshme që kishte Shqipëria e RTSH , përhapnin propogandën se uji del i kulluar nga burimi (burimi i pastër ishte Enveri) por turbullohet e bëhet pis gjatë rrugës.. Kjo puna e buburrecave në administratë me të cilët kërkon të na e mbushë mendjen Rama se janë ata që i kanë fajet, ngjet krejtësisht njëlloj me fushatën e Enverit në luftën kundër burokracisë që ai e përdorte për të trembur gjithë popullin. Me këtë ai ju thoshte të gjithëve se kur shihni që unë ju a pres kokën edhe atyre që kam përzgjedhur vetë, mblidhni mëndjen se me ju e kam akoma më kollaj. Enveri i bënte të gjitha mbrapshtitë në emër të popullit kurse Edveri tani i bën në emër të parlamentit që vetë e ka zgjedhur.

Shto koment

Denonco