SKANDAL/ PPP e rrugës Milot – Balldren që votohet nesër në Kuvend e ndryshme nga kontrata e miratuar në MFE

SKANDAL/ PPP e rrugës Milot – Balldren që votohet nesër në Kuvend e ndryshme nga kontrata e miratuar në MFE

12:20, 11/09/2019

Nesër më datë 12 shtator 2019 Kuvendi do të votojë sërish në seancë plenare ligjin nr. 52/2019 për miratimin e kontratës së koncësionit/PPP për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren.

Skandali qëndron në faktin që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tjetër kontratë ka paraqitur për miratim në Ministrinë e Financave dhe tjetër kontratë ka përcjellë për votim në Kuvend.

Ndryshimi ndërmjet kontratave qëndron në anekset e tyre dhe pikërisht te shtojca 6 “Modeli Financiar”.

Te kontrata e paraqitur për miratim në Ministrinë e Financave për zërin “Financime nga furnitorët” thuhet që financimi nga furnitorët do të jetë 9.5 milion euro vitin e dytë dhe 10 milion euro vitin e tretë, ndërsa te kontrata e paraqitur për miratim në Kuvend për zërin “Financime nga furnitorët” thuhet që financimi nga furnitorët do të jetë 2.5 milion euro vitin e parë, 3 milion euro vitin e dytë, 7 milion euro vitin e tretë dhe 7 milion euro vitin e katërt.

Normalisht duke u bazuar në përcaktimet e bëra në VKM nr. 634, datë 1.10.2014, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të duhej të merrte sërish miratimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për cdo ndryshim që do ti bëhej kontratave të propozuara nga ana e saj. Cuarja në Kuvend e një kontrate të ndryshme nga ajo e miratuar më parë në Ministrinë e Financave për më tepër kur ndryshimet lidhen ngushtësisht me propozimin financiar të shoqërisë koncesionare e bën të paligjshëm dhe të pabesueshëm të gjithë procesin e dhënies së këtij koncesioni si dhe gjithë procedurën në të cilën është përfshirë Kuvendi i RSH për miratimin me ligj të kësaj kontrate.

Sqarojmë që të dyja kontratat kanë të njëjtin numër regjistrimi dhe që të dyja pretendojnë se janë hartuar duke u bazuar në propozimin financiar të deklaratës së datës 18.03.2019 por ndryshojnë në anekset e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t11/09/2019 14:44

rama dhe klyshet oligark vjedhin me ligj,,pergjegjesi nuk mban askush ,sepse deputetet nuk mbajne pergjegjesi per voten.A nuk jane deputetet me te ndyre te ketij vendi keta qe do ligjerojne keto koncensione,a nuk e ka hak ky kuvend qe te digjet me te gjithe ata qe ka brenda.

Shto koment

Denonco