Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, ja renditja paraprake e kandidatëve

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, ja renditja paraprake e kandidatëve

07:54, 11/09/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ka bërë publike rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

Arta Vorpsi 89.610 Pikë

Besnik Muçi 81.926 Pikë

Elsa Toska 85.425 Pikë

Fiona Papajorgji 88.783 Pikë

Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë

Regleta Panajoti 80.284 Pikë

“Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;

b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese” shkruhet në njoftimin e KED.

Sipas Scan TV, pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organeve të emërtesës, Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, do t’i dërgohen listat përfundimtare të renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre, për secilin vend vakant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shahini11/09/2019 10:53

Gjykata e kushtetuese e oara ne bote x presencen derrmuese te femrave. Mjere meshkujt qe do ti drejtohen gjikates

Shto koment

Denonco