‘Idea për dhunë e Ramës, opozita s’ka pasur skenar për të djegur Kuvendin’

‘Idea për dhunë e Ramës, opozita s’ka pasur skenar për të djegur Kuvendin’

22:29, 10/09/2019
A+ Aa A-

Deklarata e bërë nga Presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor se një ditë përpara protestës së thirrur nga opozita më 8 Qershor kishte marrë një informacion të klasifikuar se persona të caktuar do ta shfrytëzonin mitingun edhe për djegien e Kuvendit, ka sjellë reagime në kampin opozitar.

Aleatët e Lulzim Bashës përjashtojnë të ketë pasur një skenar dhune nga ana e opozitës.

Në një intervistër për Tv Klan, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, e përjashtoi mundësinë që opozita të ketë pasur një skenar për djegien e Kuvendit.

“Nuk qëndron! Kreu i shtetit ka informacionet e veta, por kjo duhet t’i ishte dhënë edhe Kryeministrit e institucioneve të tjera. Opozita s’ka ndërmend të djegë Parlamentin, dhe në 10 protesta kombëtare nuk u plagos njeri. Ideja për të krijuar se ka pasur dhunë, është vetëm ide e Ramës. Ne si opozitarë s’kemi pasur pretendim për dhunë e për të djegur Parlamentin. Nëse ka  informacione që ka pasur dhunë kriminelët e Edi Ramës, duhet ta denonconte. Mu duk sikur e la pa sqaruar se nga do vinte dhuna. Opozita nuk e ka pasur kurrë ndërmend të djegë Parlamentin”.

Dashamir Shehi i LZHK-së shkon më tej duke mos kursyer edhe kritikat në adresë të Presidentit Meta për paraqitjen në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij.

“Presidenti ka shkuar përpara një komisioni të paligjshëm e pamoralshëm dhe pa qenë i detyrueshëm, dhe e dyta që teza që zgjedhjet janë shtyrë se ka pasur elemente dhune. Unë besoj që zgjedhjet janë shtyrë për të gjetur kohë dhe s’e besoj që brenda Shqipërisë ka pasur ide për të djegur Parlamentin. Shqipëria ka pasur edhe periudha më të vështira, por nuk është djegur ndonjëherë Parlamenti”.

Por a është ky qëndrim i kreut të shtetit një kthim monedhe për opozitën dhe në veçanti për Partinë Demokratike, e cila nuk u regjistrua në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të dekretuara nga Presidenti më 13 Tetor?

“Opozita nuk shkon në zgjedhjet e 13 tetorit jo se nuk i pëlqen dekreti, ne e cilësojmë kusht këtë dekret. Por ne kemi gjykuar që aksioni opozitar është nisur me një pretendim shumë të madh, rrëzimin e sistemit në përgjithësi. Të hyjmë në zgjedhje kur kemi një sistem të ri zgjedhor dhe këto gjëra që duam ne s’bëhen dot më datë 13. Ndaj i themi faleminderit Metës për rolin e tij ekuilibrues, ndaj nuk shkojmë, jo për inat të Metës, por se është e pamjaftueshme kjo datë”.

Edhe Partia Demokratike, përmes numrit dy të saj Gazment Bardhit, mohoi të kishte një plan për djegien e Parlamentit në protestën e 8 qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco