‘Xhongleri i parave të grabitura me PPP, u jep leksione nxënësve si të mos grabisin online’

‘Xhongleri i parave të grabitura me PPP, u jep leksione nxënësve si të mos grabisin online’

20:56, 10/09/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, në një shënim në facebook ka ironizuar kryeministrin Rama që edhe pse nuk ka filluar viti i ri shkollor, kishte mbledhur në një klasë disa nxënës në një shkollë profesionale, ku u jepte leksione që të mos hakeronin, ndërkohë që sipas Boçit ai është kryemashtruesi

‘Nuk ka fund cinizmi i Ramës me të rinjtë.

“Bota është e juaja, pushtojeni atë se...paratë janë të miat” u thotë dhe u nënkupton Rama nxënësve të arsimit profesional.

Xhongleri profesionist i parave të grabitura me koncesione e PPP, tallet me sinqeritetin e brezit të ri, përpjekjet e mundin e tyre e madje i këshillon si prind i mirë të mos hakerojnë, alias “grabisin” online.

Këtu tek grabitja nuk pranon rivalitet.

Është kryeprofesionist.

Tallet dhe miklon ata, të cilëve u ka mbyllur cdo portë të së ardhmes dhe shpresës në këtë vend.

Në një klasë me nxënës që nuk dihet si u gjendën aty, pasi shkolla ende nuk ka filluar, Rama ka tentuar të belbëzojë disa fraza suksesi, për arsimin profesional, në takimin e sotëm.

Dhe këtë e bën Kryeministri që s’ka shtuar në buxhet asnjë lek më shumë për këtë arsim.

Që e ka degdisur në një cep të humbur të një ministrie konglomerat interesash dhe jo fushash, jashtë Ministrisë së Arsimit.

E thotë Rama që flet kumbulla pë investime e prioritete.

Që spekulon me numrin e nxënesve dhe lidhjen e shkollave me kërkesën e tregut të punës.

E thotë njeriu që ka penguar investimet e huaja e që ka detyruar të rinjtë profesionistë të IT dhe të tjerë të ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria.

E thotë ai që flet vetëm njëherë në vit për këtë arsim e që murmurit të njëjtat “arritje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco