‘Plani i Kanabizimit ishte i Ramës, ja pse Tahirin se hedh dot poshtë’

‘Plani i Kanabizimit ishte i Ramës, ja pse Tahirin se hedh dot poshtë’

19:35, 10/09/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, duke folur në News24, për pretencën e dhënë sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku kërkoheshin 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Tahirin, pasi kishte interes të mbronte veten e tij.

Sipas ish-deputetit, plani për kanabizimin e Shqipërisë ishte i Ramës, ndaj dhe gjykata duhet ta çojë deri në fund historinë e këtij krimi të organizuar.

“Gjithë përpjekja e Ramës ka qenë si të mbrojë Tahirin, që të mbrojë veten e vet. Kanë kërcënuar gjyqtarët me letra me Vetting. Plani për kanabizimin e Shqipërisë është i Edi Ramës. Tahiri është një person që sado që e hodhi tutje, përpiqet ta mbrojë, sepse mbron veten. Rama ishte gati të shpartallonte dhe Kushtetutën, vetëm që të mos i ndodhte gjë. Mbetet për t’u parë nëse gjykata do të çojë deri në fund një histori të krimit të organizuar. Çështja “Tahiri” u kthye në një çështje të një rëndësie tejet të madhe nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Bylykbashi.

Më tej, ish-deputeti demokrat foli dhe për krizën politike në vend dhe se kur mund të bëhen zgjedhjet e parakohshme. Lidhur me këtë, ai tha se Kodi Zgjedhor nuk ka asnjë problem, por është vullneti i Ramës për të dhunuar zgjedhjet.

“Me këtë Kod Zgjedhor bëri zgjedhje Sali Berisha dhe bëri rrotacion. Me të njëjtin kod, Rama ka dhunuar zgjedhjet. Pra, garancitë janë, është vullneti i qeverisë që shkon e dhunon zgjedhjet”, theksoi ish-deputeti.

A duhet ndryshuar sistemi zgjedhor?

Ne kemi pas një sistem shumë më të mirë se ky, sistemin gjerman, që dështoi në mënyrë spektakolare. Ky sistem funksionoi shumë mirë në zgjedhjet e 2009 dhe askush nuk thotë asnjë fjalë. Problemin e kemi te partitë politike, shkalla e demokratizimit të tyre.

Kur do kthehet PD në sistem?

Arsyet pse dolëm nga Parlamenti nuk kanë ndryshuar. Ishte një Parlament që nuk kishte vend për opozitën, ishte një krizë kushtetuese dhe zgjedhjet e lira e të ndershme që nuk ekzistojnë. Sot Parlamenti është i tëri i kapur. Ne kthehemi në Parlament vetëm me zgjedhje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t10/09/2019 20:06

Jua ka qefi te dy paleve qe te vazhdoni me lista te mbyllura, qe kryetaret e partive te mbeten si padrone te deputetëve te listes.

Shto koment

Denonco