Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Shkarkimi i John Bolton mërzit serbët: Iku kundërshtari i Kosovës

Shkarkimi i John Bolton mërzit serbët: Iku kundërshtari i Kosovës

18:58, 10/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e tij të Sigurisë, John Bolton, për shkak të këshillave të këqija që ka bërë.

Edhe pse shkarkimi i Bolton nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Ballkanin, largimi i tij ka sjellë reagime të shumta në rajon.

Mediat serbe kanë reaguar të mërzitur, duke shkruar se iku kundërshtari i pavarësisë së Kosovës.

John Bolton njihet si kundërshtar i ashpër i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, që solli lirinë për shqiptarët.

Gazeta serbe ‘Kurir’, shkruan në faqen online të saj se ‘John Bolton, ish ambasadori amerikan në OKB, njihet si një kundërshtar i hapur i pavarësisë së Kosovës’.

Duket se largimi i Bolton ka zvenitur shpresat që SHBA të mbështesë planin e Vuçiç-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës, shkruan SYRI.net.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco