Paratë e BE-së lihen në dorën e njeriut të Sorrosit

Paratë e BE-së lihen në dorën e njeriut të Sorrosit

17:30, 10/09/2019
A+ Aa A-

Drejtuesja e ‘Vëllezërve Italianë’, gazetarja dhe politikania Giorgia Meloni ka hedhur akuza në lidhje me përzgjedhjen e italianit Paolo Gentiloni në krye të financave të BE-së.

Meloni shkruan në faqen e saj në Facebook, se Gentiloni është njeriu perfekt për të mos ndryshuar asgjë në Evropë, për të mbrojtur interesat e financës spekulative e për të forcuar hegjemoninë franko-gjermane.

Giorgia Meloni ka publikuar edhe një foto të Gentilionit me Xhorxh Sorrosin.

‘Si patriotë, jemi të lumtur që Italisë i është dhënë në Komisionin Evropian një portofol i rëndësishëm si ai i Çështjeve Ekonomike e Monetare.

Për të ardhur keq që i ngarkuar për një detyrë të tillë është thirrur një politikan që italianët e kanë refuzuar, e kanë dërguar në shtëpi dhe që Lëvizja 5 Yje e bëri të hyri nga dritarja falë paktit të kolltukut me PD.

Gentiloni është njeriu perfekt për të mos ndryshuar asgjë në Evropë, për të mbrojtur interesat e financës spekulative e për të forcuar hegjemoninë franko-gjermane’, shkruan Giordia Meloni në faqen e saj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco