Gënjeshtra e Veliaj/ Sjell në Tiranë nga Viena, një çmim që nuk ekziston

Gënjeshtra e Veliaj/ Sjell në Tiranë nga Viena, një çmim që nuk ekziston

15:47, 10/09/2019
A+ Aa A-

Nga Inva Hasanaliaj 

‘Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit’.

Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.

Image

Nga data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme ‘Bridge for Cities 4.0’, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

Image

‘Faktoje’ komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka dhënë asnjë çmim apo vlerësim. ‘Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.’-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të ‘Bridge for Cities 4.0’.

Përgjigja zyrtare nga OKB

Image

Nisur nga përgjigjja që morëm, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të kategorizohet si e pavërtetë. /Faktoje.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/09/2019 18:30

Vetem shikojani surratin se si e ndryshon, si ngerdheshet, si perqeshet!!!! A nuk duket dhe nuk ndihet shpirti katran, shpirti i keq i ketij njeriu fallca dhe shume tinzar???!!!! Nuk di se me cfare gjeje tjeter te shemtuar mund ta pershkruash surratin e ketij krimbi haleje!

Shqiptari10/09/2019 18:22

Ky do te marre vetem cmimet: Njeriu me i ndyre ne bote! Njeriu me qelbesire ne bote! Njeriu me i pershire ne bote! Njeriu me mashtrues ne bote!

... 10/09/2019 17:52

Kombet e Bashkuara nuk bejne klasifikime te shteteve a qyteteve, pervecse kur shpallin konkurs per ndonje teme te caktuar

liu10/09/2019 17:25

aq i neveritshem eshte malariku( e keni von re surratin si e ka sikur i ka ra malarja )sa qe vetem disa dite qe bashkia malarikut doli se kishte 30 taksa ndersa mesatarja e ballkanit ishte 9 taksa u porositen cmime dhe artikuj ne favor te tij

Gramoz10/09/2019 17:25

Per çfar ta japin çmimin ty o lali Dhjeri pedofili, per ate qe premtove 0 leje ndertimi dhe e permbyte Tiranen me beton, apo per ngritjen e çmimit te ujit me preteksin per 24 ore uje dhe ne te kundert Tirana po zhuritet per uje?! Ty vetem nje çmim te ka hije o vemje e peshtir, çmimi i njeriut me fallco dhe pa shtylle kurrizore ne planet o te shk....fsha Ajolen!

altini10/09/2019 16:47

"Levdome o goje se te capeleva". Ne cdo vend te qyteteruar do ja kishin treguar vendin ketij kryemashtruesi. Kurse ketu tek ne vijojne ta mbajne si punetor te madh dhe shpirtdhembsur. Sa poshte kemi rene.

Albi10/09/2019 16:46

Shkerdhat esapi

ArT10/09/2019 16:08

Kryetar qe ka genjeshtren ne moralin e tij.

Shto koment

Denonco