Deklaratat e Presidentit/ Pas interesit të gazetarëve reagon PD nëpërmjet Bardhit

Deklaratat e Presidentit/ Pas interesit të gazetarëve reagon PD nëpërmjet Bardhit

16:08, 09/09/2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se në datën 8 qershor do të digjej Kuvendi nëse nuk do të shtynte zgjedhjet.

Duke folur për Panorama, Gazmend Bardhi u shpreh se nuk ka pasur asnjë skenar të tillë.

‘Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit.

Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës.

Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se ‘nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri’. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut.

 ‘Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari09/09/2019 17:34

Kjo thenie eshte tipike enveriste! Kjo eshte sic benin komunistet duke futur fshehurazi naten arme e municione neper kisha dhe te nesermen benin "kontroll" publik per te justifikuar arrestimin e prifterinjve dhe goditjen e klerit katolik. Ndoshta kete skenar mund ta kete patur vete LSI dhe Rilindasit! Nese Meta e ka kete informacion duhet te dije edhe detajet, edhe emrat e organizatoreve edhe "ushtaret" e ekzekutimit te djegies se parlamentit. Ndryshe, keto deklarata jane te servirura nga Rama. Ai i ka qejf fantazira te tilla. Nuk eshte habi! Pse kush e solli Ramen ne pushtet? A nuk e solli vete Meta? A u ka kerkuar ndjese shqiptareve per kete Ilir Meta? Apo perseri shpetimin do ta gjejme tek Meta?!!!! Pse nuk e "ngacmojne" gazetaret per kete Meten? Apo duket pa rendesi? Mjere populli shqiptar qe nuk mori nje here vesh se keta sundojne te gjithe bashke, por me radhe!!!

Shto koment

Denonco