Meta: Kokëfortësi e Kryeministrit, për të mos e diskutuar shtyrjen e 30 Qershorit

Meta: Kokëfortësi e Kryeministrit, për të mos e diskutuar shtyrjen e 30 Qershorit

10:57, 09/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës ka vënë kokëfortësinë e liderëve të politikës në thelbin e mosarritjes së një kompromisi për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Deputetja e PS, Klotilda Bushka i drejtoi një pyetje, Presidentit Ilir Meta, nëse u konsultua me partnerët politikë para se të anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit?

Kryetari i Komisionit Ulsi Manja shpjegoi që në fillim se nuk do të kishte replika me parlamentin, ndaj deputetë pas pyetjes duhet të mbyllnin mikrofonin.

Meta mori fjalën: “Në rast se deputetja nuk është e kënaqur apo kam harruar ndonjë detaj, të më kujtojë, por dua të bëj të qartë se shfuqizimi i datës 30 Qershorit është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si President i vendit, Kryetar i Shtetit, Kryetar i Sigurisë Kombëtare dhe si përfaqësues i unitetit të popullit.

Jo më kot Kushtetuta e Shqipërisë, një Kushtetutë e mrekullueshme që u sakatua në prill të 2008, ka qenë për të parandaluar përsëritjen e ’97 në vendin tonë, të rrëshqitjes drejt një sistemi autoritar. Në këtë drejtim, Presidenti nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës, sikurse e ka bërë të qartë në 10 qershor, pro të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, sa më shumë e mundur të ishte e mundur, për të shmangur shndërrimin e zgjedhjeve në votime.

Ju ngritën çështjen se mos vendimi im do të krijonte probleme me mandatin e të zgjedhurve vendorë?! Kush tha që zgjedhjet e reja nuk do të caktoheshin në muajin korrik?

Qëllimi im ishte që të caktohej data më e shpejtë.

Në shumicën e bashkive të vendit kishim vetëm një kandidat . pra, edhe partive të opozitës duhet t’u jepej një mundësi, nëse do të vazhdonin me kokëfortësi për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve, të kishin mundësi të regjistroheshin që Shqipëria të garantonte disa standarte minimale.

Pra, të mos shkonim drejt votimeve që çonin në emërime, jo në zgjedhje.

Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme dhe mund t’i vlerësoheni edhe vlerësimit paraprak të OSBE/ODIHR.

Ju me të drejtë ngrini pyetjen cilat qenë pengesat e këtij dialogu. Qenë dy: Kokëfortësia e Kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së 30 Qershorit dhe kokëfortësia e kryetarit të opozitës për të mos u ulur në një tryeze më Kryeministrin./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andi09/09/2019 11:19

Meta u dogj dy here nga Basha. Nje here kur prishi koalicionin me Ramen, dhe heren tjeter kur shtyu zgjedhjet. Nese ne lista ka pasur kanditate te tjere edhe nga parti qe sapo jane rregjistruar ne KQZ, argumenti i tij ligjor nga Strasburgu bie. Te tjerat per komplote e plane jane pallavra qe populli nuk i ha. Basha duhet te futej ne zgjedhje nese nuk kishte ndermend ti prishte. Kush ve bast per Bashen humbet. Meta te lere Presidencen e te merret me partine se ja kullufiten....

Shto koment

Denonco