EMRI-FOTO/ Ja kryebashkiaku i rradhës i Ramës që ‘bie’ nesër

EMRI-FOTO/ Ja kryebashkiaku i rradhës i Ramës që ‘bie’ nesër

22:25, 08/09/2019
A+ Aa A-

Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku nuk janë të vetmit kryebashkiakë të Rilindjes, të cilët rezultojnë të inkriminuar.

Javën në vijim një tjetër emër kryebashkiaku, i dalë nga votimet e 30 qershorit, do të publikohet nga Opozita, si person me rekorde kriminale.

Sipas asaj që mëson Syri.net, nesër do të publikohen dokumente nga Partia Demokratike për Mark Babanin, kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Mark Babani është i dënuar dhe nesër do të jetë sërish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ai që do të bëjë publike dokumentet për këtë rast.

Lajmi konfirmohet edhe nga gazetari në Shkodër Ergys Kavaja, i cili shkruan në Facebook-un e tij: “Ju pastë NANA PARTI , edhe një tjetër “bashki” bie nesër... hajde gëzuar”.

Image

 

Më herët, falë publikimit të dokumenteve nga Partia Demokratike u zbuluan 'CV-të kriminale' të kryebashkiashkëve të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe atij të Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto).

A do të jetë Mark Babani, kryebashkiaku i fundit që bie në rrjetën e dekriminalizimit? Kjo mbetet për tu parë... /Syri.net

Mark Babani:

Image

Image

Mark Babani intervistë për ERTV:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco