'Benza, k*rva , vijnë e shkojnë, e veç hajduta në qeveri..'/ Poezia e fortë që 'zbërthen' Shqipërinë

'Benza, k*rva , vijnë e shkojnë, e veç hajduta në qeveri..'/ Poezia e fortë që 'zbërthen' Shqipërinë

20:16, 08/09/2019

Poeti i njohur,  Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku përmes vargjeve dhe humorit bën bilancin e aktualitetit shqiptar.

“O SHQIPTARË…Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’, Ju shkoj jeta, kot së koti. Ju që s’vleni as sa gratë, Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti”, nis poezin Doçi.

Poezia e plotë:

O SHQIPTARË…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

vend ku vritet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil,  moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!… /Nga Agim Doçi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nar19/10/2019 04:19

Oj temen e semes... Ki Alfonsi sa mire po din qi eshte vete kaq shume injorant...

Izeti11/09/2019 22:12

Poeti A.Doçi duket tepër i vrerosur në atë që shkruan dhe lapsi i rrëshqet në banalitet. Duhet vrerosur me masë se vreri të dëmton,vret ose pështjellon mendimet. Nuk bën me pa veç zi,ndër shqiptarë ka edhe ngjyra tjera edhe pse shumë të zinj e të zeza po shohim e dëgjojmë. Jetojmë në epokën e mashtrimeve globale tashmë dhe shqiptarët janë gjetur në këtë stad botror përsëri të papërgatitur dhe në diskordancë me pjesën tjetër të botës për arsye të politikës djallzore 100 vjeçare,qëkur formuam shtet dhe të babëziturve iu desh të garonin për frerët e pushtetit që u siguron copën më të madhe të kapitalit a famës. Por goditjen gjakatare dhe sëmundjen kanceroze gati në çrrënjosje të vlerave shpirtërore e mori nga ateizmi dhe ateistët e pashpirtë që sunduan 45 vjet. Dhe që kur ikën ose në ikje u betuan dhe mirë e pleqëruan se si të vazhdojnë dhe të sundojnë mbi këtë popull në etapën pos komunizëm. Pas kësaj errësire do dalë drita në fund të tunelit por sipas Kurani brezit i duhen 40 vjet që të pastrohet. Është afruar koha dhe po jep shenjat e lindjes së një brez të ri që sjell shpëtimin e kombit nga ogurzinjtë që sollën këtë banditizëm që sundon dhe djeg e shkatërron jetën e bijve të Shqipërisë tonë.

Tiranassssio11/09/2019 10:57

Mos tju vije keq nga e verteta....pranoni qe shqiptare nuk jeni... Perderisa femijet i perzeme cdo dite nga ky batak..cfar jemi kur nuk iu suguruam femijve tane strehen e naturshme,Kombin,memedheun..ju mohuam memen dhe token.A nuk jemi bastarde pa meme-dhe? Ju o popull e dini sh mire si quhen te pa identitetet...kop...Nuk ka me turp prinderor....kta jan shqiptaret ju mohojne origjinen femijeve,niperve...brezave.Shuan kombin me nenshtrim,me derrin daje,kur do plumbin,me grabitje .... Sot ju vjen keq nga e verteta,..pasi keni harruar dhe turpin e sedren ... Ky autor eshte e verteta e hidhur dhe e pamposhtur nga turpi qe na ka helmuar te gjitheve.

Eosi10/09/2019 08:32

Bukurine? Lexoje mire dhe do ta gjesh Agimi i ka vene pikat mbi I .My eshte realiteti shqiptar

Alfonsi09/09/2019 03:43

E ku e ka bukurine kjo poezi? Kjo eshte nje bejte nga nje injorant qe me erdhi keq qe harxhova minutat per ta lexuar.

Ramiz Repishti09/09/2019 01:37

Shum e bukur Por pak banale

Shto koment

Denonco