Pse ambasada greke duhet të ngrejë alarmin për aferën ‘Kajmaku’ në Gjykatën e Janinës

Pse ambasada greke duhet të ngrejë alarmin për aferën ‘Kajmaku’ në Gjykatën e Janinës

11:04, 08/09/2019

Mediat kanë raportuar ditën e sotme për një aferë korruptive ndërkufitare që po synon të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës së Janinës, në çështjen Jorgo Toro, Alias Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një informacion të rëndësishëm, sipas të cilit ish kryeministri Rama ka dërguar në Gjykatën e Janinës misionarët e tij me miliona euro me vete për të shpëtuar me çdo kusht Agim Kajmakun- Jorgo Toton: “Edvin Mafia dhe Jorgo Kajmaku dërgojnë Ruçin me shuma të mëdha në Janinë për të mbyllur çështjen Toto!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Nga ana e qeverisë Rama dhe zyrës së kryetarit të Kuvendit nuk ka pasur një përgënjështrim zyrtar, çka shton dyshimet për ngjarjen e denoncuar.

Ndërkohë është e qartë që ambasada greke në Tiranë dhe shërbimet e saj në këtë vend mund ta kenë parë lajmin që cënon kredibilitetin e zyrtarëve grekë në Gjykatën e Janinës. Sigurisht ata do të verifikojnë informacionin. Por përshtjellimi është i madh sepse ditën e martë mund të kemi një vendim gjykate për Jorgo Toron, të akuzuar për fallsfikim kartmonedhash.

Denoncimi

“Këto janë akuzat e fundit të qytetarit dixhital! Lexoni mesazhin e tij.”, vijon më tej ish kryeministri.

“Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë. Burime konfidenciale nga Janina më treguan se po zhvillohet një lojë e pistë për të shpëtuar Ramën për rastin Kajmaku.

Një burim pranë gjykatës së Janinës bën të ditur, duke ruajtur anonimatin, se janë paguar shuma, shumë të mëdha parash, në nivelet më të larta të Gjykatës së Janinës për të nxjerrë “të pafajshëm”, Kajmakun.

Është investuar vetë Rama dhe ka dërguar Gramoz Ruçin në emrin e tij për të mbyllur këtë pazar. Data e gjyqit mendohet të jetë dita e martë, datë 10 shtator”./factor.al/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna08/09/2019 13:54

Greku lekët ti merr...por të jep ..një mut!

t08/09/2019 13:52

Akuza eshte shume e forte,e botuar ne fb e Berishes dhe e perhapur me kurajo deri tani vetem nga portali syri.net.

Sehiri08/09/2019 13:21

Ambasada Greke eshte vrima e fundit e kavallit! Qe te ndodhi nje skandal i kesaj kategorie "super te rende",ka vetem dy mundesi 1_ose ka ndodhur per paaftesi totale te Lulzim Bashes dhe 2_ose ka ndodhur me dakortesi totale te Lulzim Bashes! Per sejcilen arsye vec e vec Olandezi duhet fluturuar urgjentisht ,jo nga kryesia ,por ng Partia Demokratike! Ky eshte dem i jashtezakonshem dhe me i madh se c'mund te pritej prej atyre qe vete Basha i largoi!!! Me poshte keni paralajmerimin e bere ,dhjete dite para se te ndodhte ky skandal:_ Sehiri27/08/2019 07:41 Ore hapni syte se mos I con naj thes evro atyne grekve, ene ju rroft marifeti me gjith letrat tuja, se i t’shkume mceftas e boni Edvin droga anej ka greku javen qe shkoi!

Moisi08/09/2019 11:35

Gjyqi tregon qe akuza e Pd eshte e drejte.Ai ka bere deklarate false.Nuk ka rendesi gjyqi se ai behet pas deklarates qe nuk ka qene i denuar. Perse behet gjyqi ? Ate e kap dekriminalizimi se ka genjyer

Shto koment

Denonco