Rama dërgon Ruçin me miliona në gjykatën e Janinës, për t'i shpëtuar kokën Kajmakut

Rama dërgon Ruçin me miliona në gjykatën e Janinës, për t'i shpëtuar kokën Kajmakut

09:52, 07/09/2019
A+ Aa A-

Heshtja totale e Kryeministrit Edi Rama ndaj akuzave të rënda ndaj kryebashkiakut të dytë të tij me rekorde kriminale, Agim Kajmakut, duket se është vetëm në dukje, pasi në prapaskenë po luhen të gjithë gurët për të shpëtuar Kajmakun e sotëm nga emri i dikurshëm Jorgo Toto, emri që duhet ta vërë pas hekurave.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një informacion të rëndësishëm se Rama ka dërguar në Gjykatën e Janinës misionarët e tij me miliona euro me vete për të shpëtuar me çdo kusht Agim Kajmakun- Jorgo Toton: "Edvin Mafia dhe Jorgo Kajmaku dërgojnë Ruçin me shuma të mëdha në Janinë për të mbyllur çështjen Toto! – shkruan Berisha në Fb. -  Këto janë akuzat e fundit të qytetarit dixhital! Lexoni mesazhin e tij.”

Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë.  Burime konfidenciale nga Janina më treguan se po zhvillohet një lojë e pistë për të shpëtuar Ramën për rastin Kajmaku.

Një burim pranë gjykatës së Janinës bën të ditur, duke ruajtur anonimatin, se janë paguar shuma, shumë të mëdha parash, në nivelet më të larta të Gjykatës së Janinës për të nxjerrë “të pafajshëm”, Kajmakun.

Është investuar vetë Rama dhe ka dërguar Gramoz Ruçin në emrin e tij për të mbyllur këtë pazar. Data e gjyqit mendohet të jetë dita e martë, datë 10 shtator.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz07/09/2019 11:01

I mbylli problemet me te birin bandit ky qelbesira i sigurimit te Enver dylberit?! Tani do mbylli skandalin e mutit me Kajmak ne Greqi se atje ka miq qe nga koha e arratise se famshme kur u vesh me fustan, trimi Salarise! Salaria gryk e topit, 5 pellembe lesh i gopit!

Shto koment

Denonco