Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryemadhi, apel shqiptarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve!

Kryemadhi, apel shqiptarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve!

08:57, 07/09/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shpalosur një nismë të fortë në kuadrin e aksionit opozitar  në fjalimin e saj me rastin 15 -Vjetorit të LSI.

"Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur t'i bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për t'i hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama. 

Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë  anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershem që  ushqimet e tyre të perditshme mos t'i blejnë në qendrat e mëdha  tregatre të oligarkeve, por në dyqanet e lagjeve, te komishinjtë e tyre: 

Une I bëj thirrje anëtarëve  të LSI së  pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë  në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla. 

Të  mos përdorin taksite e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksite që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen. Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/09/2019 09:41

Hahahahaaa! Cfare gallate!!!! Cfare thirrje idiote edhe per nje nivel minimal inteligjence!!!! Keta "udheheqesit" tane kur vishen me uniformen e politikanit, iu duket vetja te mencur, te zgjuar dhe Perendi! Sikur keta jane me te diturit e botes!!!!! Mos blini tek supermarketet e oligarkeve, por tek dyqanet e lagjes!!!!! Sa qesharake!!!!! Mos u tallni me popullin e gjore!!!! Oligarket, si i thone ne gjuhen e biznesit, jane dora e pare e te gjitha mallrave te konsumit qe hyjne dhe qarkullojne ne tregun shqiptar. Ndersa dyqanet dhe shitoret e lagjeve jane pika fundore, te cilet edhe vete ata furnizohen tek keta oligarke. Kjo eshte shume e thjeshte. Me nje fjale qytetaret kudo qe te blejne perseri parate e tyre tek xhepat e oligarkeve shkojne!!!! Pse ju politikanet nuk jeni oligarke? Ne mos oligarke te biznesit jeni oligarket e politikes qe keni 28 vjet, si shushunja te ketij populli, qe nuk i shqiteni dhe nuk i shqiteni. Keshtu jetoni ju oligarket e politikes? Si populli qe i vidhni votat qofte me fjale te bukura dhe premtime, qofte me mashtrime, qofte edhe me dhune! Lum si ju per kete popull qe keni!!!!

Shto koment

Denonco