Basha: Raporti i OSBE-ODHIR, tregoi se kemi një shtet kriminal-privat të Ramës

Basha: Raporti i OSBE-ODHIR, tregoi se kemi një shtet kriminal-privat të Ramës

20:44, 05/09/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në daljen e tij të fundit publike se raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit tregoi se në Shqipëri nuk ka shtet dhe as institucione.

Sipas kreut të opozitës, sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal dhe personal të Edi Ramës, që ka zëvendësuar shtetin e së drejtës.

Basha tha se e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër

“Këtu vjen edhe vlera dy e raportit, sepse ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet, s’ka institucione. Nuk janë rrëzuar vetëm KQZ dhe infrastruktura zgjedhore, raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia, gjykatat, është shkelur çdo ligj, janë përfshirë në shkelje dhe përdhunim të ligjit nga kryeministri deri të vëzhguesi më i thjeshtë. Kjo ka ardhur, sepse në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës dhe raporti tregon se Rama nuk ka varrosur vetëm zgjedhjet, por edhe shtetin e së drejtës, dhe bashkë me këto ka varrosur edhe ekonominë, e së fundi paratë e shqiptarëve në gropat e oligarkisë dhe krimit të organizuar.

Sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal, personal të Ramës, që ka zëvendësuar shtetin e së drejtës. Ndaj prioriteti ynë kryesor është t’i hapim menjëherë fund kësaj gjendjeje, që nis duke vendosur demokracinë. E vetmja rrugë janë zgjedhjet e lira e të ndershme të mbajtura nën kujdesin e një qeveri tranzitore. PS duhet të marrë përgjegjësitë për gjendjen ku e ka katandisur vendin nën drejtimin e Ramës, i cili duhet të largohet për t’i hapur rrugë zgjidhjes. Është koha t’i kthehemi zgjedhjeve të lira e të ndershme”, deklaroi Basha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/09/2019 21:36

Dakord o Luli, dakord! E vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër! Po si do iki Rama nga kryeminister?? Ai e ka thene dhe e thote qe do iki kur te me doje k..i mua dhe jo kur doni ju!!!!! Ju thoni Raporti i OSBE/ODIHR e derrmoi Ramen, Rama thote qe ky raport konfirmoi edhe nje here legjitimitetin e zgjedhjeve te para moniste pas 1991!!!! Ti thua keto nuk ishin zgjedhje, por votime moniste, Rama thote ishin zgjedhje te qeta, te lira dhe demokratike!!! Ti thua ishin mut, ai thote ishin mjalt!!!!! Sa kohe do te vazhdoje kjo loje deklaratash koti sa nga opozita sa nga Rama, te cilat thjesht po i shtyjne jeten politike dhe pushtetin Rames dhe po e varferojne popullin dhe po e shkaterrojne Shqiperine!!!! Do fillosh perseri stinen e protestave paqesore, e protestave te nje sjelljeje model, pa dhune, pa molotove, pa gure, pa leva dhe pa drure??? Perseri do t'i tregojme botes demokratike se jemi te qyteteruar, qe jemi popull pederast, qe e hame ne bythe sa krahu nga Rama dhe nuk ndihemi???!!!! Do t'i tregojme qeverive te SHBA dhe BE se ne nuk jemi si popujt tuaj, qe per korrupsione te tilla, per vjedhje te tilla te pasurise kombetare, per video te tilla skandaloze te vjedhjes se votave, per bashkepunim te kryeministrave dhe presidenteve te vendeve tuaja, ata si te paqyteteruar qe jane, pa piken e turpit, ngrihen minimalisht ne protesta dhe demonstrata te dhunes ekstreme, per doreheqjet e kryeministrave dhe presidenteve te tyre dhe te kerkojne zgjedhje te parakoheshme ndryshe shtetet e tyre marin zjarr!!! Por ne nuk jemi si ata, ne jemi te durueshem, te urte, dele dhe pula te lagura, ashtu sic na do edhe Rama yne!!!! A e imagjinoni se cfare do te bente populli amerikan, si ata qe mbeshtesin PD edhe ata qe mbeshtesin PR, sikur te dilnin per Trump pergjime si ato qe publikoi Bild???!!! A e imagjinoni se cfare do te benin popujt evropiane te BE, sikur ne vendet e tyre te dilnin pergjime si ato qe publikoi Bild dhe VOA???!!! I keni pare protestat e grekeve kur iu preken sado pak ineresat e tyre? A i pate se cfare bene jelekverdhet franceze per rritjen 10 cent te karburantit?? Po shqiptaret qe po vidhen, grabiten dhe telendisen cdo dite??? Ilir Meta e quajti veten Avni Rustem e Mic Sokol per te trembur Sorosin ndersa per Ramen duket thjeshte si nje sorre pa pupla!!!!! Per te mos permendur karagjozlleqet ligjore me zgjedhjet e fundit moniste te 30 qershorit, qe me sa duket do te kapercehen edhe kete radhe pa ze. Me sa po duket, me kete popull dele, me kete opozite kaq te sjellshme dhe te kaq te bute, me kete ritem politik dhe si po ndodhin ngjarjet, keshtu do te ndodhe edhe ne zgjedhjet politike te 2021, ku do te konfirmohet Rama si mbret i Shqiperise dhe do te konstituohet regjimi i ri totalitar diktatorial, si turpi ne mes te Evropes. Apo do te prisni qe te vijne ne Tirane vete Presidenti Trump, Presidenti Macron, Kancelarja Merkel, Presidentja e BE, Stoltenbergu i NATOS, presidenti i OSBE dhe ti luten Rames, aman, te keqen, ik, beje kete per ne o burre!!! zhvishu dhe vishu si te duash por vetem lerja pushtetin Lulit!!!!!!! Kete do te presim???

Shto koment

Denonco