Kush nuk jep shenjat e gishtave për 5 ditë shkarkohet, Bardhi: Prokuroria genjeu për Kajmakun

Kush nuk jep shenjat e gishtave për 5 ditë shkarkohet, Bardhi: Prokuroria genjeu për Kajmakun

15:00, 05/09/2019
A+ Aa A-

“Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, në mënyrë që të mbrojë nga sharkimi kriminelin e Ramës në Bashkinë e Vorës”, tha në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmenet Bardhi.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, kush nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet.

Ja deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Çështja e Agim Kajmakut, i arrestuar në Greqi dhe akoma në kërkim në shtetin fqinjë, ka demaskuar Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, si një vegël e pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Arta Marku është kapur në flagrancë duke gënjyer shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës nga dhënia e gjurmëve të gishtërinjve.

Në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën.  Kjo është një gënjeshtër që nuk mund ta besojë as një fëmijë, sepse adresa e Agim Kajmakut, edhe pse nuk është e shkruar në formularin e dekriminalizimit, është botërisht e njohur – Bashkia e Vorës, 15 kilometra larg zyrës së Arta Markut.

Mashtrimi publik i Arta Markut për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës u provua si i tillë nga Posta e Tiranës, e cila ka deklaruar se ka të gjitha dokumentet që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin për të dhënë gjurmët e gishtërinjve në datën 29 Gusht. 

Ka një arsye pse Arta Marku është detyruar të gënjejë publikisht për të justifikuar mosdorëzimin e gjurmëve të gishtërinjve të Agim Kajmakut.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi që nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet nga funksioni shtetëror.

Agim Kajmaku është në këto kushte.

Afati taksativ që parashikon neni 8 i ligjit të dekriminalizimit është tejkaluar dhe prej datës 3 shtator, për shkak se nuk ka dhënë shenjat e gishtërinjve, Agim Kajmaku duhet të mos ishte më në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar që ditën e parë të denoncimit të fshehjes së krimit prej tij, se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë gjithçka që i kërkon Edi Rama, për të mos lëshuar një tjetër kriminel në pushtetin lokal.

Pavarësisht këtyre skenarëve qesharakë dhe të dëshpëruar të Edi Ramës, Agim Kajmaku, që pret të dënohet në Greqi për një krim, që ndëshkohet me 10 vjet burg, do të largohet dhe do të dalë para drejtësisë edhe për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Agim Kajmakun nuk e mbron dot më as Arta Marku, as Edi Rama, as krimi i organizuar që e ka sponsorizuar atë. Të gjithë këta janë subjekte të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre kundër interesit të qytetarëve shqiptarë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/09/2019 20:52

Po ore Gazi, po! I bete te skuqen dhe te turperohen fare rilindasist! Rama po tallet me demokracine! Po tallet me opoziten, po tallet me Bashen dhe marreveshjen e Majit 2017, po tallet me Meten dhe me koalicionin qe LSI beri ne 2013 dhe e mbajti ne pushtet, po tallje e rende me SHBA, tallje me BE, tallje bythe me OSBE/ODIHR dhe pastaj eshte tallje koqesh me demokracine, lirine dhe tallje k..i me te gjithe shqiptarine!!! Vazhdoni ju mbani fjalime dhe konferenca shtypi neper foltore, derrmojeni Ramen me statuset tuaja ne FB dhe Twitter, Rama nuk e rruan fare nga askush ne bote!!!!! I dime ore burre te gjitha keto qe ka bere dhe po ben Rama ne kete vend muti. I di i madh e i vogel ne Shqiperi, i di e gjithe bota. Por si do t'ia bejme regjimit te Rames dhe bandes se tij? Si do te rrezohet? Si do te shporret? Ai nuk pjerdh fare per asnjeri ne bote!!! Qeveria hedh bomba tymuese per te hedhur hi syve njerezve te tmerruar nga megaskandalet e kesaj qeverie antipopullore dhe per mbuluar sadopak bomben atomike te OSBE/ODIHR per megaskandalet zgjedhore moniste te qeverise se qelbesirave, te qeverise me te ndyre ne historine e kombit shqiptar! Nuk e di se cfare populli jemi ne shqiptaret!!!!! Si e durojne nje qeveri kaq hajdute dhe kaq te pacipe antipopullore!!!!! Kjo qeveri jo vetem qe po na vjedh perdite, jo vetem qe po na grabit cdo pasuri, jo vetem qe po na degdis dhe po e boshatis Shqiperine, por mbi te gjitha po na grabit gjene me te shtrenjte per nje komb: po na grabit lirine dhe demokracine te fituar me aq gjak dhe sakrifica shumeshekullore!!!! Shqiptaret po veteizolohen, po vetepushtohen, po vetegrabiten nga shqiptaret me te ndyre te historise! Ndrihuni o shqiptare! Ngrihuni sa nuk eshte vone! Ngrihuni jo rreth PD, LSI dhe opozites, por bashkohuni rreth njeri-tjetrit per te mbrojtur lirine tuaj, demokracine dhe shtetin ligjor te se drejtes! A nuk e kuptoni se sa shume keni humbur nga dinjiteti juaj???!!!! 2 milion shqiptare po iu nenshtrohen, po iu perulen, po iu roberohen dhe po iu skllaverohen 15-20 gangestereve, krimineleve dhe njerezve me te ndyre te rraces tone!!!!! A nuk po na mashtron historia, qe shqiptaret nder shekuj nuk e kane duruar dot shtypjen, nenshtrimin, pushtimin, roberimin dhe skllaverine??!!! A eshte kjo nje genjeshter historike, apo shqiptaret behen trima, partiote dhe te guximshem vetem ndaj armiqve te huaj, apo shqiptaret me plisa ne koke bashkohen forte, behen trima, atdhetare dhe patriote te medhenj vetem kur ekipi kombetar i futbollit ndeshet me ekipin e Serbise, Malit te Zi dhe Greqise???!!!! Ndersa kunder nje qeverie shqiptare antipopullore jeni dhjaksa, frikacake dhe burreca!!!! A nuk e kuptojne qe armikun me te rrezikshem kombetar sot kane Edi Ramen dhe banden e tij kriminale????!!!! Rama tha: OSBE/ODIHR i vleresoi maksimalisht zgjedhjet moniste te 30 qershorit si legjitime. Te gjitha rekomandimet dhe detyrat qe OSBE/ODIHR kane lene ne raportin e tyre te djeshem, kemi kohe qe ti zbatojme deri ne 2021. Pra sipas Rames, te gjitha rekomandimet e dhena nga OSBE/ODIHR, vertetojne se asnje nga detyrat e BE dhe KE per hapjen e negocitave per antaresim te Shqiperise ne BE, nuk jane plotesuar nga qeveria kriminele e Rames. Pra sipas Rames, ne 18 tetor, 100% e sigurte qe nuk ka hapje te negociatave. Perseri kjo do te quhet nje sukses i Rames dhe nje deshtim i opozites. Rama, me kokederrllekun prej diktatori qe ka, do te vazhdoje i qete, i pashqetesuar, sundimin e tij, nderkohe populli opozitar i degraduar, i varferuar dhe i diskredituar, do te vazhdoje te iki nga syte kembet duke u kthyer ne azilante, Shqiperia do te braktiset dhe do te boshatiset nga kundershtaret, dhe Rama do te jete duke i "fituar" i qete edhe zgjedhjet politike ne 2021. Nderkohe bota, SHBA, OSBE, BE do te bej sehir dhe do te vazhdojne te qeta partneritetin me diktatorin e me te ri te Evropes, me diktatorin e vendit anetar i NATO-s? Cfare misioni kane NATO dhe OSBE ne Shqiperi? Nderkohe opozita e sjellshme do te filloje te beje thirrje per protesta paqesore, te qeta, pa dhune, pa gure e drure, pa flakadane dhe moloteve, sepse na shajne bota, sepse u prishet qetesia ambasadave dhe ambasadoreve. Mjaftoj te cirremi njezeri: RAMA IK! Dhe misioni opozitar u permbush. Keshtu do te vazhdojme deri ne 2021 dhe pas 2021 deri ne 2029???!!!! Por atehere ne shesh do te kene mbetur vetem kryetaret dhe kryesite e partive opozitare, disa te plakur fare, disa te thinjur si Majko me shpresen e vetme qe Rames ti merziten koqet e pushtetit dhe atehere do te iki vetem kur do ai dhe je kur doni ju!!!!!! Po nuk e rrezuat me cfaredo lloj mjeti kete megabande roberuese te lirise tuaj, atehere u dhjefsha mu ne patriotizmin dhe atdhetariznim tuaj!

Lali05/09/2019 19:39

Ne kushtet qe PD nuk perfaqesohet ne parlament duhet ti kerkoje urgjentisht Presidentit te filloje procedurat per shkarkimin e PPP Marku. Vetem fakti i bere publik prej vete asaj por dhe pergenjeshtrimi i bere nga posta duhet te vene ne levizje strukturat per kete mashtrim publik te funksionares se drejtesise dhe duhet te procedohet penalisht qe te kalbet. Nese mashtron kaq hapur publikisht dhe pa frike kjo meriton burgunnnnnnn

Shto koment

Denonco