Basha: OSBE/ODIHR rrëzoi farsën e 30 Qershorit! Votimi qe tallje me demokracinë!

Basha: OSBE/ODIHR rrëzoi farsën e 30 Qershorit! Votimi qe tallje me demokracinë!

12:29, 05/09/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha një deklaratë sot nga selia e PD lidhur me Raportin e OSBE/ODIHR për procesin e 30 Qershorit

Basha doli në përfundimin se  "Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i  pandershëm i dy dekadave të fundit." 

"Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, - theksoi ai, - kemi një raport i cili  nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës së popullit për të zgjedhur.

Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor  ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj një sërë personash dhe institucionesh.

Siç konfirmon raporti, nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vetë rregulloret e KQZ-së që të ketë mbetur pa u shkelur. Nuk ka institucion zgjedhor që nga KQZ tek numëruesit dhe vëzhguesit që nuk ka shkelur ligjin.

Së pari, raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe u mbajtën në shkelje të dekreteve të Presidentit.

Së dyti raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje dhe nuk patën asnjë lidhje me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit e pushtetit vendor. Ato ishin një farsë zgjedhore dhe tallje demonstrative me pluralizmin politik dhe dhe demokracinë përfaqësuese.

Së treti, për të realizuar këtë farsë antikushtetuese dhe një partiake u shkelën ligjet dhe standardet zgjedhore. Në mënyrë të veçantë nga KQZ i cili portretizohet më shumë si organ partiak se sa si institucion i pavarur dhe i paanshëm kushtetues.

I vetmi aspekt normal që ka gjetur raporti është që socialistët nuk janë rrahur me njëri-tjetrin në qendrat e votimit bosh. Pa hyrë në detaje dhe konstatime të qarta, dua të theksoj dy përfundimet kryesore të raportit:

1. Votimet  e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme
2. Votimet e 30 qershorit ishin një farsë moniste dhe e përfaqësimit politik dhe shkatërrim i demokracisë

Për këto arsye, 30 qershori ishte një grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua sërish në bashkëpunim e krimin.

Ndonëse jo objekt i vlerësimit të Raportit, tashmë është një e vërtetë e njohur botërisht është se: Në mënyrë të qëllimshme, kapjen e pushtetit vendor Edi Rama e ka bërë në bashkëpunim me kriminelë. 

Janë deri tani dy kandidatë për kryebashkiakë të vertetuar me të shkuar kriminale dhe priten të tjerë.

Për të kuptuar rëndësinë e këtij fakti duhet të kemi parasysh diçka: më 30 qershor nuk kishte asnjë konkurencë, nuk kishte asnjë garë. Edi Rama mund të emëronte këdo që dëshironte pa u shqetësuar se sa vota do të merrte. Por edhe në këto kushte zgjedhja e tij e natyrshme ishte krimi, ishin personat me rekorde kriminale.

Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë garë, Edi Rama zgjodhi krimin.  Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë konkurent, edhe kur vetë i kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe vetë certifikoi, ai vodhi, manipuloi dhe shkeli çdo standart. Prandaj, 30 qershori vërtetoi edhe një herë atë që Partia Demorkatike ka thënë fuqishëm:

Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është armik i zgjedhjeve, i pluralizmit dhe demokracisë. Por 30 qershori tregoi edhe një të vërtetë tjetër:

As me këtë KQZ nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira. E thashë në fillim dhe po e them prapë: Raporti i ODIHR është më shumë se raport zgjedhor. Ai nuk rrëzon vetëm votimet e 30 qershorit.

Raporti ka rrëzuar të gjithë shtetin e Edi Ramës.

Raporti nuk është vetëm autopsia e zgjedhjeve të vdekura të 30 qershorit

Raporti është autopsia e kufomës së shtetit të së drejtës, e qeverisë së popullit dhe drejtësisë, të cilat janë vrarë nga Edi Rama për t’i zëvendësuar ato me një shtet privat, autokratik, kriminal dhe personal.

Raporti tregon se në Shqipëri kushtetutë dhe ligj është vullneti personal i Edi Ramës,  Raporti tregon se në Shqipëri shteti është vetëm një vegël në shërbim të vullnetit personal të Edi Ramës. Në autokracinë e Edi Ramës shteti është instrument privat i gjithi në shërbimin ekskluziv privat të Edi Ramës: Në shtetin privat të Edi Ramës datën e zgjedhjeve nuk e cakton Presidenti, sikurse ka vendosur Kushtetuta, por Edi Rama.

Në shtetin privat të Edi Ramës kushtetueshmërinë e ligjeve nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese por Partia Socialiste e Edi Ramës.

Në shtetin privat të Edi Ramës, dekretet e Presidentit, kryetarit të Shtetit, nuk botohen në Fletore Zyrtare nga Ministria e Drejtësisë siç e kërkon ligji, por zhduken pa lënë gjurmë siç e do Edi Rama.

Në shtetin privat të Edi Ramës, KQZ në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës vendos të përjashtojë opozitën nga administrimi zgjedhor dhe ja beson atë njerëzve të caktuar nga Edi Rama. 

Në shtetin privat të Edi Ramës, edhe partitë politike krijohen nga Edi Rama dhe atyre u vihet i gjithë shteti në dispozicion për të krijuar fasadë pluraliste për autokratin Edi Rama.

Në shtetin privat të Edi Ramës, gjykatat nuk vendosin bazuar në ligj dhe në shërbim të drejtësisë, por sipas dëshirave dhe për llogari të Edi Ramës.

Në shtetin privat të Edi Ramës administrata publike dhe burimet publike janë në shërbim të Edi Ramës dhe pronë e Edi Ramës.

Në shtetin privat të Edi Ramës, siç e pa dhe u dëgjoi mbarë bota edhe nga përgjimet e BILD, edhe krimi është në shërbimin ekskluziv të Edi Ramës.

Ky shtet privat dhe kriminal duhet shembur, për të rikthyer në vend shtetin e së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik.

E kam thënë disa herë, që e keqja ka depërtuar aq thellë dhe ka shkatërruar aq shumë, sa Shqipëria ka nevojë, jo vetëm për të larguar Edi Ramën sa më parë, por për një ndryshim rrënjësor, i cili do të zhdukë pasojat e thella të këtij regjimi kriminal por edhe të problemeve të tjera me demokracinë, ekonominë dhe qeverisjen që janë krijuar këto 30 vjet.

Shqipëria ka nevojë që të ripërqafojë vlerat e pluralizmit, demokracisë, ligjit dhe lirisë.

Kjo kërkon një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike. Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm."
 

Në raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR për votimet e 30 qershorit konstatohej fakti që qytetarët nuk qenë  të lirë të zgjidhnin dhe se duhej të riafirmohej mundësia që qytetarët të zgjidhin.

Disa nga konstatimet dhe vërejtjet e OSBE-ODHIR:

Zhvillimi zgjedhjeve në mjedis të vështirë politik

Zhvillimi i zgjedhjeve në krizë institucionale

Antagonizëm i gjatë midis PS-së dhe PD-së në opozitë

Mosmarrëveshjet shkatërruan besimin e publikut

Mospranimi i komisionerëve të opozitës i paligjshëm

KQZ cënoi sigurinë juridike

Dekreti për 13 tetorin nuk u publikua në fletoren zyrtare

Mospublikimi i dekretit të 13 tetorit i paligjshëm

Në disa raste u cënua transparenca nga ana e KQZ-së

Gjyqtarët të ndikuar për shkak të Vettingut

Nuk kishte alternativa, 31 bashki pa kundërshtarë

Vëzhguesit tanë mungesë besimi te komisionet

KQZ e interepretoi ligjin në mënyrë tepër të gjerë

OSBE dëshmitare në rastet e kërcënimit të votuesve

U cënua fshehtësia e votës

Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar

Partitë politike duhet të angazhohen në dialog

Angazhohuni në lehtësimin e reformës zgjedhiore

Të eleminohet keqadministrimi i zgjedhjeve

Të garantohet e drejta për votë të lirë dhe të fshehtë

Të sigurohet pavarësia dhe paanshmëria e KQZ-së

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/09/2019 14:31

Jo, jo Lulzim!!!! Jo o Lul! Farsa e 30 Qershorit nuk ishte tallje me demokracine! Ishte tallje me opoziten, ishte tallje me ty dhe marreveshjen tende te Majin 2017, ishte tallje me Meten dhe koalicionin qe LSI beri ne 2013, ishte tallje e rende me SHBA, tallje me BE, tallje bythe me OSBE/ODIHR dhe pastaj eshte tallje me demokracine, lirine dhe te gjithe shqiptarine!!! Vazhdoni ju mbani fjalime dhe konferenca shtypi neper foltore, derrmojeni Ramen me statuset tuaja ne FB dhe Twitter, Rama nuk e rruan fare nga askush ne bote!!!!! O Lulzim! I dime ore burre te gjitha keto qe ka bere dhe po ben Rama ne kete vend muti. I di i madh e i vogel ne Shqiperi, i di e gjithe bota. Por si do t'ia bejme regjimit te Rames dhe bandes se tij? Si do te rrezohet? Si do te shporret? Ai nuk pjerdh fare per asnjeri ne bote!!! Qeveria hedh bomba tymuese per te hedhur hi syve njerezve te tmerruar nga megaskandalet e kesaj qeverie antipopullore dhe per mbuluar sadopak bomben atomike te OSBE/ODIHR per megaskandalet zgjedhore moniste te qeverise se qelbesirave, te qeverise me te ndyre ne historine e kombit shqiptar! Nuk e di se cfare populli jemi ne shqiptaret!!!!! Si e durojne nje qeveri kaq hajdute dhe kaq te pacipe antipopullore!!!!! Kjo qeveri jo vetem qe po na vjedh perdite, jo vetem qe po na grabit cdo pasuri, jo vetem qe po na degdis dhe po e boshatis Shqiperine, por mbi te gjitha po na grabit gjene me te shtrenjte per nje komb: po na grabit lirine dhe demokracine te fituar me aq gjak dhe sakrifica shumeshekullore!!!! Shqiptaret po veteizolohen, po vetepushtohen, po vetegrabiten nga shqiptaret me te ndyre te historise! Ndrihuni o shqiptare! Ngrihuni sa nuk eshte vone! Ngrihuni jo rreth PD, LSI dhe opozites, por bashkohuni rreth njeri-tjetrit per te mbrojtur lirine tuaj, demokracine dhe shtetin ligjor te se drejtes! A nuk e kuptoni se sa shume keni humbur nga dinjiteti juaj???!!!! 2 milion shqiptare po iu nenshtrohen, po iu perulen, po iu roberohen dhe po iu skllaverohen 15-20 gangestereve, krimineleve dhe njerezve me te ndyre te rraces tone!!!!! A nuk po na mashtron historia, qe shqiptaret nder shekuj nuk e kane duruar dot shtypjen, nenshtrimin, pushtimin, roberimin dhe skllaverine??!!! A eshte kjo nje genjeshter historike, apo shqiptaret behen trima, partiote dhe te guximshem vetem ndaj armiqve te huaj, apo shqiptaret me plisa ne koke bashkohen forte, behen trima, atdhetare dhe patriote te medhenj vetem kur ekipi kombetar i futbollit ndeshet me ekipin e Serbise, Malit te Zi dhe Greqise???!!!! Ndersa kunder nje qeverie shqiptare antipopullore jeni dhjaksa, frikacake dhe burreca!!!! A nuk e kuptojne qe armikun me te rrezikshem kombetar sot kane Edi Ramen dhe banden e tij kriminale????!!!! Rama tha: OSBE/ODIHR i vleresoi maksimalisht zgjedhjet moniste te 30 qershorit si legjitime. Te gjitha rekomandimet dhe detyrat qe OSBE/ODIHR kane lene ne raportin e tyre te djeshem, kemi kohe qe ti zbatojme deri ne 2021. Pra sipas Rames, te gjitha rekomandimet e dhena nga OSBE/ODIHR, vertetojne se asnje nga detyrat e BE dhe KE per hapjen e negocitave per antaresim te Shqiperise ne BE, nuk jane plotesuar nga qeveria kriminele e Rames. Pra sipas Rames, ne 18 tetor, 100% e sigurte qe nuk ka hapje te negociatave. Perseri kjo do te quhet nje sukses i Rames dhe nje deshtim i opozites. Rama, me kokederrllekun prej diktatori qe ka, do te vazhdoje i qete, i pashqetesuar, sundimin e tij, nderkohe populli opozitar i degraduar, i varferuar dhe i diskredituar, do te vazhdoje te iki nga syte kembet duke u kthyer ne azilante, Shqiperia do te braktiset dhe do te boshatiset nga kundershtaret, dhe Rama do te jete duke i "fituar" i qete edhe zgjedhjet politike ne 2021. Nderkohe bota, SHBA, OSBE, BE do te bej sehir dhe do te vazhdojne te qeta partneritetin me diktatorin e me te ri te Evropes, me diktatorin e vendit anetar i NATO-s? Cfare misioni kane NATO dhe OSBE ne Shqiperi? Nderkohe opozita e sjellshme do te filloje te beje thirrje per protesta paqesore, te qeta, pa dhune, pa gure e drure, pa flakadane dhe moloteve, sepse na shajne bota, sepse u prishet qetesia ambasadave dhe ambasadoreve. Mjaftoj te cirremi njezeri: RAMA IK! Dhe misioni opozitar u permbush. Keshtu do te vazhdojme deri ne 2021 dhe pas 2021 deri ne 2029???!!!! Por atehere ne shesh do te kene mbetur vetem kryetaret dhe kryesite e partive opozitare, disa te plakur fare, disa te thinjur si Majko me shpresen e vetme qe Rames ti merziten koqet e pushtetit dhe atehere do te iki vetem kur do ai dhe je kur doni ju!!!!!! Po nuk e rrezuat me cfaredo lloj mjeti kete megabande roberuese te lirise tuaj, atehere u dhjefsha mu ne patriotizmin dhe atdhetariznim tuaj!

i deleguari05/09/2019 12:59

Shqipetaret sot jane me te lumtur se kurre! Ajo kurva plake ODIHR,na i paska rrezuar farsen e 30 qershorit ! Oh cfare mbrekullie,Edvin Mafia eshte i pa ligjshem,Tahiri eshte gangster,Ahmetaj eshte hajdut,Gjiknuri,eshte drogaxhi dhe hajdut,Xhafa ka vllain te poshter,Beqja e ka dhjere me ilacet,Gjonaj nuk dihet fle apo nuk fle por dhomat i paguan shtrenjte..jo Kajmaku,jo Pjetrini.....dhe te gjithe keta kane mbrojtes Edvin Mafien....dhe tani te dashur hallexhinj shqipetare brenda atdheut,jashte atdheut, apo ne proces azilantesh,mirupafshim ne protesten qe do jete me e madhja e ketyre 30 vjeteve! Pirth te cfryhesh Olandez!

Shto koment

Denonco