Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Rrëfimi i tmerrshëm/ Agron Tufa: Si i dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para syve inxhinierit në diktaturë

Rrëfimi i tmerrshëm/ Agron Tufa: Si i dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para syve inxhinierit në diktaturë

14:57, 01/09/2019
A+ Aa A-

Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka publikuar dje një ngjarje të tmerrshme të ndodhur në vitin 1974.

Kjo histori e vërtetë lidhet me krimet makabre që janë bërë në komunizëm, fushë kjo të cilën Tufa e ka për objekt studimi në Institutin që ai drejton aktualisht.

NJË RRËFIM I TMERRSHËM I VËRTETË:

Agron Canaj, një inxhinier elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të …  Bashkëshortja 42-vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë”. Pranon të bëjë kompromisin…

Pasojat janë të menjëhershme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë.

Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza ‘ndodheshin në qiell’.

E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mend natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sofia04/09/2019 17:04

Rrenqethese.......... , kur edhe sot drejtojne po ata, jemi nje komb mjeran

Beni04/09/2019 16:09

Pse beni te gjithe si te forte? Nje kriminel lufte deklaron: “Një rast ishte ai kur kisha dy robër lufte gjermanë. I vrava sepse nuk kisha ku t’i çoja, nuk kisha ç’të bëja me ta.” (Eshte krim qe nuk parashkruhet dhe denohet max) Ju dha emri ne cdo gazete, u dha kronike ne cdo TV dhe ... u shpall qytetar nderi. Askush nuk tha gje...vec e quajne gjeneral???? Rrahman Parllaku quhet ... po ia them emrin per ndonje te forte qe nuk i duron kriminelet...

Kosta03/09/2019 12:37

E perse duhen publikuar emrat e perdhunuesve, apo sa per gallat.....familjaret e inxhinjerit, gruas se perdhunuar dhe vajzes po te perdhunuar, i njohin dhe e dine se kush jane ata.....ligji ndaj ketyre monstrave, nuk veproi, atehere keta perse nuk ju vajten atje ku banojne dhe ti zhdukin me fare e soi.....apo nuk kane kohe se jane ne rradhe per te mare parat e tmerrit te famijes se inzhinjerit.....sa turp per kete shoqeri skllave, sghoqeri te mjeruar por shume llapazane....qysh ne vitin 95 jam njour, nepermjet dokumentave, me kete ngjarje makabre ndaj kesaj famijeje....perpara 11 vjetesh e theksova ne takim me gjermanet e fondacionit " Konrad Adenauer",....por zonj Ballauri, seancen tjeter, mnajti Klosin e krimit dhe une nuk u ftova ne ate seance.....kjo eshte shoqeria jone....shoqeri pa dinjitet.....

altini03/09/2019 09:45

E pse u deshen 27 vjet qe keto mostruozitete te dalin sot ne shesh? Qe ata kelyshet e Sigurimit dhe pjellat e tyre te fshiheshin dhe te dilnin te lare.

marjana01/09/2019 20:41

Kete qe po lexojme ketu mga z. Tufa, e kam degjuar para 11vjetesh, ne nje takim me fondacioni Konrad Adenauer, organizuar nga shoqata e drejtuar nga E. Ballauri. Ketu ishte i ftuar edhe nje ish pnonjes i SHIUt, por qe punonte ne kete kohe ne Ministrin e Brendshme dhe ai ne bebat me Klosin, edhe ky i ftuar ne ate takim.....ja tregoi te ftuarve gjermane, kjo per te krahasuar tmerret e sigurimit te shtetit tone, ne krahasim me Stazin gjerman.....me e shemtuara qe se znj. Ballauri, nuk e ftoi te nesermen, kete person.....

Cimi01/09/2019 20:09

Zoti Tufa. A kan emer ata kriminela, pse nuk i publikoni. Ndoshta jane ose biznesmen, ose anetare te larte te rilindjes.

ReBo01/09/2019 18:33

Emrat, zoteri, emrat!

Shqiptari01/09/2019 18:13

Ku eshte sot ing. Agron Canaj? A eshte gjalle? Ku jane sot ata te dy kriminelet perdhunues dhe vrases te sigurimit te shtetit te diktatures?? Mos valle jane avokate, gjykates apo prokurore te demokracise???!!!! A vepron ligji kunder krimineleve te zellshem te diktatures? Nese jane gjalle dhe ing, Agroni nuk i eleminon fizikisht atehere nuk eshte burre por nje lepur i tredhur. Te parin qe duhej te kishte eleminuar ing. Agroni dhe te gjithe agronet e tjere viktima te diktatures komuniste, kur erdhi demokracia ishte Ramiz Alia, kreu i Sigurimit te Shtetit dhe te gjithe me radhe!!! Pse nuk e beri asnjeri? TURP! Njerez pa gjak! E perse u duhej jeta kur grate dhe vajzat iu perdhunuan, iu dhunuan, u torturuan c'njerezisht, u cmenden dhe u detyruan te vetevriten???!!!! Burra jane keta!!!!!

Daj Jaku01/09/2019 15:17

Përse nuk i keni publikuar emrat e atyre bishave të sigurimit, apo ndoshta jeni duke mbrojtur privatësinë dhe nderin e tyre dhe të familjeve të tyre? Nxirrini me emra dhe mbiemra, mos i mbroni akoma sot 45 vite mbas krimit monstruoz. Ndryshe jeni kot fare, nuk ju zë besë askush, duken si sajesa. Hebrejtë edhe sot e kësaj dite i ndjekin dhe i dënojnë kriminelët e popullit të tyre; përse neve shqiptarët nuk e bëjmë, apo mos vallë qënkemi rracë inferiore, njerëz të neandertalit?

Realiteti01/09/2019 15:10

Zoti Agron pse nuk i publikon emrat e dy hetuesve, qe te turperohen???? Mbase ata jane ende ne sistemin e drejtesise ose femijet e tyre. Duke mos i publikuar ti i ben nje nder atyre krimineleve

Shto koment

Denonco