Reagon Duka: Shqipëria një morg i madh. Strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton

Reagon Duka: Shqipëria një morg i madh. Strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton

22:35, 31/08/2019
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së sotme në qytetin e Fierit ku si pasojë e një sherri mes dy grupeve mbetën të plagosur 5 persona, vjen reagimi i parë nga politika.

Është kryetari i PAA-së, Agron Duka, i cili përmes një postimi në Facebook, e quan Shqipërinë një mor të madh.

Ai kujton edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili i pyetur për një vrasje të ndodhur në qytetin e Durrësit, u shpreh prerazi: “Hëngshin kokat e tyre”.

“Shqipëria është kthyer në një morg të madh dhe, me sa duket, strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton! Shteti nuk bëhet me fasada dhe propagandë, por duke i kthyer seriozitetin dhe dinjitetin institucioneve shtetërore. Dekriminalizimi vërtetoi se mazhoranca aktuale nuk ka forcën morale për të çuar përpara këtë sfidë, prandaj është koha që të largohen!”, shkruan Duka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kola01/09/2019 10:27

Nese jan pjesmarres djemt e Gramozit ateher ka vend shprehja ju ka dal qumshti per siper

Shto koment

Denonco