‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’/ Çfarë paralajmëron për shtatorin ish-deputeti demokrat

‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’/ Çfarë paralajmëron për shtatorin ish-deputeti demokrat

22:25, 31/08/2019
A+ Aa A-

Protestat e opozitës që pritet të nisin në shtator do të jenë edhe më të forta.

Kështu është shprehur në një intervistë për Ora News  ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Sipas tij, zemërimi qytetar pritet të shpërthejë në formën e një vullkani.

“Protestat nuk kanë përfunduar, aksioni ynë politik vazhdon. Protestat kanë vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe që duket sikur është detante vere po në fakt është më shumë një zemërim qytetar, që pritet të shpërthejë në formën e një vullkani, është një vullkan i fjetur.

Ne jemi në këtë menaxhim të zemërimit, prandaj them që protesta nuk ka për të përfunduar. Presion ndaj Ramës nuk është se është zhdukur do vazhdojë i tillë në të gjitha mënyrat e reagimit politik të opozitës, qoftë nëpërmjet aktivizimit të faktorit ndërkombëtar, apo edhe aktivizimit të protestës qytetare. Priten të jenë akoma më të forta ndaj kësaj qeverisje”, deklaroi Boçi.

Edhe më herët, eksponentë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, janë shprehur se, duke nisur nga muaji shtator, do të ketë një aksion të ri politik të opozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco