Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skandali Mazniku, thirrje nga PD: Zëvëndësi i Veliajt të merret i pandehur për korrupsion dhe konflikt interesi!

Skandali Mazniku, thirrje nga PD: Zëvëndësi i Veliajt të merret i pandehur për korrupsion dhe konflikt interesi!

14:22, 31/08/2019
A+ Aa A-

Skandali Mazniku, PD:  Zëvëndësi i Veliajt të merret i pandehur për korrupsion dhe konflikt interesi!

Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, ka deklaruar sot se Arbian Mazniku, nënkryetari i bashkisë së Tiranës,  duhet të largohet sa më parë nga detyra e tij dhe të hetohet nga prokuroria!

“Super Skandali Mazniku!” e ka konsideruar Zhupa, përfitimin personal që ka pasur ai nga kompania më e madhe përfituese e fondeve publike të Tiranës, Fusha shpk,

“ Fatura hoteli të paguara nga oligarku që fiton tenderat e Bashkisë Tiranë, - shkruan Zhupa në Fb. -Prokuroria të nisë hetimet për korrupsion , konflikt interesi, mosdeklarim të dhuratave mbi 100 mijë lekë të vjetra, dhe favorizim në tendera! Mazniku të largohet sa më shpejt nga detyra!

Duke ju referuar dokumentave të publikuar nga portali JOQ, Administratori i Fusha sh.p.k Shkëlqim Fusha ka paguar 900 Euro në hotelin “Alma Barcelona” Spanjë për datat 19.06.2018 deri me 21.06.2018 për nënkryetarin e bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku.

Fusha sh.p.k është nje kompani klienteliste pranë Bashkisë Tiranë ku për 4 vite ka perfituar tendera në një vlerë rreth 30 milion euro. Prokuroria duhet të hetoj për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e ketyre tenderave. Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi. Për keto duhet te hetoj prokuroria.

Gjithashtu në zbatim te ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funkisioneve publike” është e ndaluar rreptësisht që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat .

Arbjan Mazniku ka shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj dhurate pranë ILDKPI në formularin periodik vjetor të interesave private siç përcaktohet në faqen 8 të formularit.

Për këtë skandal Mazniku duhet të largohet sa më parë nga detyra e tij dhe të hetohet nga prokuroria!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptar nga Tirana31/08/2019 17:00

    Qepjuni mor’ Zotin, se ju mjaftoheni me denoncimin dhe ... 3 dite e ka, iku, u harrua si Kajmaku, Valdrini, Etilda, Xhafaj, Tahiri, etj, etj...

    Emigrant 31/08/2019 16:16

    Nuk heto plehra plehren

    Shto koment

    Denonco