Një kryeministre si Vjosa!

Një kryeministre si Vjosa!

13:26, 27/08/2019
A+ Aa A-

Nga Kreshnik Çollaku

Hera e parë që jam njohur me Vjosën ka qenë në Washington DC. Ishte koha kur plazmohej Pavarësia e Kosovës dhe formimi i shtetit të ri. Washingtoni ishte epiqendra strategjike e gjithë asaj përpjekje titanike kombëtare por dhe e diplomacisë shqiptare e çdo ane të kufirit.
Kosova, pavarësia e saj ishte prioriteti i politikës tonë të jashtme. 

Washingtoni vizitohej dendur nga aktorë politikë shqiptarë nga të gjitha trojet, sidomos nga Kosova. Personalitet amerikane që takonin ishin ndër më të lartat e më të rëndësishmet e diplomacisë dhe politikës amerikane.

Faktori shqiptar dhe diplomacia amerikane ishin bërë Një. Gjithkush që ka ndjekur zhvillimet e ka marrë të mirëqenë këtë bashkërendim strategjik perfekt, si një dhuratë fatlume. Njerëzit më të drejtë shihnin efektet publike dhe entuziasmoheshin, por pak e dinin se e gjitha kjo kishte në bazë bashkërendimin e përditshëm te palodhur te atyre “heronjve te heshtur” që përpunonin organizonin koordinonin e ndiqnin ne tërësi proceset. Një prej këtyre heronjve të heshtur të çdo levizjeje, takimi, deklarate, nisme nga Kosova ishte Vjosa Osmani.

Një diplomate e shkëlqyer, një performancë brilante. Përherë modeste, përherë larg kamerave fotove, me një sjellje prej misionareje dhe misioni ishte Kosova.

Njohja jonë me tej u shndërrua në miqësi. Vjosa si mike ishte njeriu plot energji, plot ide. Vjosa ishte mikja e mençur nga mund të merrje mbështetje e këshillën por dhe kritikën me perkushtim njerëzor të sinqertë.

Prindoni, ishte mik me i hershëm se Vjosa, ai ishte ndër anëtarët e aftë të stafit të senatorit McCain, patriot i mençur, një njohës i mirë i Kongresit të SHBA, ndër ato djem që e nderojnë shqiptarinë.

Vjosa me Prindonin më pas krijuan familje. Nje familje e shkëlqyer, e Vjosa sërish jep më të mirën. Edhe pse përmes ngarkesës së politikës një nënë e përkushtuar e një bashkëshorte e denjë.

Vjosa u angazhua në politikë e në politikë “beteja” është urdhëri i ditës. Unë nuk çuditesha për forcën dinjitetin dhe integritetin se si Vjosa zhvillonte betejat e veta e mbronte atë çka besonte. Politikania mendje kthjellët dhe fjalë mprehtë nuk ishte surprizë për mua.

Sot, LDK e Kosovës simotra historike e PD së Shqiperisë, përzgjodhi si kandidate e nesër si kryeministre Vjosën.

E përjetova lajmin me kënaqesinë e mikut dhe me krenarinë e aleatit dhe me admirim për këtë përzgjedhje të mençur, ngaqë i bindur se pjekuria politike e LDK për të dhënë flamurin e betejës një politikaneje të re të një formimi brilant do të jetë një përzgjedhje fituese.

Sfidat që presin Kosovën janë të medha e jo të lehta.

Por unë kam bindjen Vjosa do t’ia dalë.

Një kryeministre si Vjosa do ta bëjë Kosovën krenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini27/08/2019 15:24

LDK sipas fjaleve qe thone paska bere nje zgjedhje te shkelqyer. PD, meqenese sikunder shkruan z. Collaku, qenka simotra e LDK, te marre shembull. Po meqe gjete kohen per te shkruar per Vjosen, gjej pak kohe dhe na sqaro pranine tende ne vendosjen e memorialit per turqit e vrare, o z. Collaku. Ne emer te kujt ishe atje? Pse fshihesh dhe nuk thua te verteten per ate ngjarje te turpshme?

Leka 27/08/2019 14:01

Vasale e famëkeqit George Soros. Në iinternet mund ta vërtetoni lidhjen e saj me Alex Soros

Shto koment

Denonco