VIDEO/ Organizata MJAFT ofron pornografi në faqen e internetit

VIDEO/ Organizata MJAFT ofron pornografi në faqen e internetit

11:42, 27/08/2019
A+ Aa A-

Organizata MJAFT, e cila prej vitesh pretendon se lufton për transparencën e institucioneve publike, ka asgjësuar thuajse të gjitha të dhënat mbi aktivitetin e saj nga faqja elektronike.

Një përpjekje e Hashtag.al për të vrojtuar raportet e kësaj organizate dhe projektet konkrete, zbuloi se njëri prej seksioneve të kësaj faqeje ishte i lidhur integralisht me një faqe pornografike. Në faqen elektronike të kësaj organizate ndodhet një kënd ku organizata thotë: Njihuni me projektet tona. Aty janë të renditura disa emra projektesh, një prej tyre është dhe projekti që quhet “VërtetëMatësi”.

    Kur klikon në këtë projekt, shkon automatikisht në një faqe me përmbajtje pornografike.  Nuk bëhet fjalë për ndonjë virus apo “extention” por rezulton se përmbajtja e faqes së këtij projekti është lidhur integralisht me faqe pornografike. Sa herë e klikon hapet e njëjta përmbajtje, e njëjta faqe pornografike.

    Kur klikon projektet e tjera, shumica e tyre nuk funksionojnë dhe del njoftimi se “faqja e web-it që kërkuat nuk ekziston më”.

    Në një përshkrim që kjo organizatë i ka bërë projektit “VërtetëMatësi” thuhet se qëllimi i këtij projekti është që të fuqizojë qytetarët në mbajtjen e zyrtarëve publikë të përgjegjshëm, dhe t’u bëjë këtyre të fundit presion për premtimet e bëra dhe për përmirësimin e përgjegjësive publike.

    Duket se përmirësimi ka ndodhur, por jo dhe aq në përgjegjësitë publike, se sa në larminë pornografike.

    Organizata MJAFT, është katapulti që i dha karrierë dhe hodhi në politikë Erion Veliajn.

    Dikur kjo organizatë fitoi besueshmëri të konsiderueshme, por ecuria e mëtejshme e Veliajt në politikë dhe rreshtimi i tij si lejtnant i bindur i Edi Ramës, diskretitoi MJAFT-in, por dhe goditi në tërësi besueshmërinë e të gjitha strukturave të shoqërisë civile që financohen me fonde të huaja, sidomos me fonde të orientuara nga Soros.

    Sot kjo organizatë ka një bord thuajse anonim, i vetmi anëtar aktiv i këtij bordi është Aldo Merkoçi. Ky i fundit, u shfaq tepër aktiv dhe me peticione që do mbështesnin reformën në drejtësi, por prej disa muajsh “ka avulluar” nga protagonizmi publik, nuk ka bërë asnjë koment për stanjacionin kushtetues që ka sjellë kjo reformë.

    Materiali pornografik i ofruar në faqen elektronike të kësaj organizate, me gjasë është është një gabim teknik i ndodhur pa vetëdije. Pornografia në këtë faqe nuk është se tregon se organizata po promovon materiale porno, por ama është tregues tepër i qartë se sa pas dore e kanë lënë këtë organizatë drejtuesit e rinj dhe si janë detyruar ata të struken e të mos pipëtijnë tani që Shqipërinë e qeveris Edi Rama dhe Erion Veliaj. / Hashtag.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco