Pasi i mbyllën emisionin Krastës, Ironizon Kel Demi: Denoncoj Adin, të punojë vullnetar, të bëjë autokritike…

Pasi i mbyllën emisionin Krastës, Ironizon Kel Demi: Denoncoj Adin, të punojë vullnetar, të bëjë autokritike…

09:50, 27/08/2019
A+ Aa A-

Lajmi për mbylljen e emisionit të gazetarit të njohur Adi Krasta, një ndër zërat më kritikë të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, ka bërë mjaft bujë, pasi përflitet se largimi i tij nga Neës 24, është instrumentar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kjo lëvizje mediatike, ka nxitur reagimin e gazetarëve në mediat sociale, të cilët e shohin si një cënim të lirisë së fjalës.

Gazetari Enkel Demi në një postim në rrjetet sociale shkruan me ironi se “Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie.”

“Meqë me shumë modesti edhe unë jam një nga njerëzit që ka dhënë një farë ndihme që Adi Krasta të idhnojë qeverinë, dal vullnetar të tërheq mbrapsht gjithçka kemi shpifur në atë studio.
Kjo ka ardhur, se nuk i njihja të mirat e zgjedhjeve të 30 qershorit, aftësinë e kryetarëve të pastër akullore të bashkive, rritjen ekonomike që na dha falë kulturës së barit në bujqësi, përfshirja në administratë dhe qeveri të çunave problematikë, PPP-të, përndritja e ideve gjeopolitike të Batonit dhe djalkës diplomat…
Për të gjitha këto e shumë të tjera ndjehem fajtor, kam gabuar rëndë dhe kërkoj ndjesë publike.
Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie.”- shkruan Enkel Demi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjeli e pulat30/08/2019 09:01

Kështu si e ka nisur Rama, sëshpejti do ta ndrojë edhe emrin e vendit që qeveris, nga Shqipëria apo Albania, në Pularia apo Amazonia. Meqë i është mbushur mëndja se është i "adhuruari" nga femrat dhe me ato e ka më kollaj ti nënshtrojë me dhunë, e meqë veten e sheh si gjeli i vetëm në Shqipëri, të gjitha femrat i duken si pula që mund ti komandojë vetëm ai, ushtrinë e vuri në komandën e femrave, qeverinë po ashtu, drejtorët e kryebashkiakët do ti emërojë gjithashtu femra e po kështu do të bëjë edhe me policinë .Edhe në mediat do të shohim sëshpejti vetëm gazetare femra me bindjen që ka se po tju tregojë skërmitjen kërcënuese të dhëmbëve, të gjitha do të ngrejnë në qiell vetëm GJELIN

Shto koment

Denonco