Ambasada e SHBA: Byroja Kombëtare e Hetimit, njesoj si FBI, do të hetojë korrupsionin në nivele të larta

Ambasada e SHBA: Byroja Kombëtare e Hetimit, njesoj si FBI, do të hetojë korrupsionin në nivele të larta

09:18, 27/08/2019
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një shpjegim tjetër konkret për qytetarët shqiptarë se si do të funksionojë "e famshmja" Byro Kombëtare e Hetimit, përmenduar aq shumë nga politikanët shqiptarë kohët e fundit.

Ambasada sqaron në Fb: "Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH.

Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/08/2019 11:45

Ok. Teorikisht eshte e sakte si funksionon SPAK dhe BKH, si duhet te jete profili i prokuroreve dhe hetuesve te SPAK dhe BHK. Po faktorin njerezor shqiptar e ka marre parasysh Ambasada e SHBA? A duhet te kene lidhje hapura apo te dyshuara me pushtetin dhe politiken prokuroret dhe hetuesit e SPAK dhe BKH? A e di SHBA se cdo te thote per shqiptarin militant partie apo person me lidhje familjare apo prejardhje farefisnore me politiken? Integriteti dhe pavaresia individuale dhe familjare e prokurorit dhe hetuesit te SPPAK dhe BKH eshte shume thelbesore. Sepse prokuroret, hetuesit, gjyqtaret dhe policet ne Shqiperi kane gruan, burrin, femijen, vellain ose motren, kunatin ose kunaten, nipin apo mbesen ne administraten ose institucionin shteteror qe jane nen pushtetin e qeverise dhe politikes. Neser ata do te jene nen presion nga pushteti dhe politika? A e garanton ligji integritetin dhe pavaresine e tyre? Torikisht gjithcka eshte OK, po praktikisht?

Kosta27/08/2019 10:25

Ikni mbushuni ju ndyresura amerikane qe po tallni b...... me kete popull te varfer por edhe tru shpelare.....turp tju vije me cfar po beni.....po bekoni MAFIAn ne Shqiperi...

Llaqi 27/08/2019 10:24

Boll me keto brockulla se na merzitet .

tl27/08/2019 10:17

Kjo zonja shume po llap,por SPAK e BKH nuk behet me prokuroret shqiptare qe ishin te korruptuar deri tani dhe papritmas na i nxorri te paster KPK

Buki27/08/2019 09:31

Turp me te madh per nje shtet nuk ka kur nje ambasade i tregon ketij shteti se cka duhet te beje. Degradim me te madh nuk kemi. Paremendo sikur ambasade e shqiperise t'i thote shtepise se bardhe se duhet te beht kjo gje. As nuk vjen ne pyetje. Kemi rene shume poshte.

Shto koment

Denonco