Paralajmërimi i gazetarit që publikoi faturat e ministres Etilda Gjonaj/ Javën në vijim fakte edhe për ministra të tjerë

Paralajmërimi i gazetarit që publikoi faturat e ministres Etilda Gjonaj/ Javën në vijim fakte edhe për ministra të tjerë

22:25, 25/08/2019
A+ Aa A-

Pas reagimit të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me faturat e kripura të qendrimit të saj në hotele luksoze në vizitat zyrtare jashtë vendit, “Mapo” kontaktoi gazetarin Merxhan Daci, që ka publikuar investigimin në portalin faktoje.al.

“Nesër do të kemi një qendrim redaksional për çështjen, ndërkohë që në javët në vijim do të vazhdojmë me publikimin e faturave nga ministri të tjera”, është shprehur Daci.

Portali në fjalë, nxori dokumenta ku vërehej se një natë qendrimi në një hotel në Romë i ministres Gjonaj, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 700 euro.

Ndërkohë, në reagimin e saj, Ministrja e Drejtësisë, tha se këto denoncime nuk janë korrekte.

Sipas saj, bëhet fjalë për dy netë qendrimi, dhe në faktet e publikuara, nuk tregohet se aty janë shpenzimet e gjithë delegacionit. Gjonaj po ashtu, tha se shpesh ka udhëtuar edhe me tren kur ka qenë jashtë, dhe se në disa raste ka nxituar të kthehet brenda ditës në Shqipëri, duke kursyer qendrimin në hotel.

Por në një tjetër publikim së fundmi u pa se, ministrja ka gënjyer me justifikimin e saj pasi të gjitha rezervimet ishin bërë për një dhomë dhe për një person, ministren Etilda Gjonaj. 

https://www.syri.net/politike/276199/luksi-i-shfrenuar-i-qeverise-prova-dhe-fakte-te-reja-qe-rrezojne-pretendimet-e-etilda-gjonajt/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco