Çollaku: Sulmi nga Tirana ndaj LDK, gjella bajate e propagandës së pushtetit

Çollaku: Sulmi nga Tirana ndaj LDK, gjella bajate e propagandës së pushtetit

21:32, 25/08/2019
A+ Aa A-

“Sulmi nga Tirana ndaj LDK, gjella bajate e propagandës së pushtetit”.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook anëtari i kryesisë së PD, njëherazi ish zv/ministri i jashtëm Kreshnik Çollaku.

Ky i fundit, teksa i referohet një shkrimi me titull “Një garë pafuqie brenda LDK”, me autor një prej gazetarëve shumë pranë qeverisë, Mero Baze, Çollaku ndër të tjera shprehet se, akuzat që gazetari i bën LDK-së, janë të njëjtat që i bëhen edhe Partisë Demokratike në Tiranë.

Ja çfarë shkruan Kreshnik Çollaku:

"Sulmi nga Tirana ndaj LDK,gjella bajate e propagandes se pushtetit. 

Nuk eshte me cudi,dallohen lehte kush jane,dihet mire pse e bejne...

“Te percare,te pafuqi,pa demokraci te brendeshme”,(e shto uje e shto miell)”nuk do te qeverisin dot kurre,jane te paafte,” (e shto uje e shto miell)...,te njejtat akuza ndaj PD ne Tirane,te njejtat akuza ndaj LDK ne Prishtine..nga te njejtet goje e pena #mercenare mediatike te Rilindjes.

Asgje e re,nje gjelle e ftohte dhe e prishur qe neverit kedo..."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco