Rezervimi 1900 eurosh/ Hoteli në Berlin nxjerr zbuluar Gjonajn: Kishim tarifa të ulëta, gjithçka e zgjodhi vetë

Rezervimi 1900 eurosh/ Hoteli në Berlin nxjerr zbuluar Gjonajn: Kishim tarifa të ulëta, gjithçka e zgjodhi vetë

20:35, 25/08/2019
A+ Aa A-

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani. 

Teksa kontaktuam me George George E.V, shefin e rezrvimeve në këtë hotel, mësuam se në periudhën ku Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft aleternativa.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit,”- u shpreh George për Dosja.al.

Në faturën e publikuar shihet se Gjonaj ka fjetur 3 netë në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani dhe ka paguar shifrën e majme prej 1900 eurosh. Dhoma ka qenë standarte.

Image

Prej dy ditësh po publikohen faturat e hoteleve ku ka qëndruar ministrja Gjonaj, në Romë, në Londër, Paris e Bruksel, ku nuk mungojnë shifrat e kripura për një natë qëndrimi.

Në një reagim të sajin sot në Facebook, ministrja Etilda Gjonaj do të justifikohej duke u shprehur se rezervimet ishin bërë për të gjithë delegacionin, por faturat e publikuara tregojnë se rezervimi është bërë për një person (ministren) dhe për një dhomë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Izet Meta26/08/2019 08:36

Kjo ministre ha ne lokalet me baze peshku nder me luksozet te Tiranes dhe nje dreke i shkon me teper se gjysem milioni. Ka me teper. Kamarierin e ketij lokali e ka marre si inspektor te SHKB Burgjeve, ku per ti hapur vend ketyre lloj kandidaturash, nepermjet makinacioneve ka hequr nga puna profesioniste te vertete qe vlejne me teper se gjithe stafi i Etildes.

Gramoz25/08/2019 22:47

Eshte koha e maskarenjve, te pa breke i gjeti dreka, milionere i zuri darka! Edhe tyryfylja ministre si gjth ridhjerja e Edver Taqi Bajges, nuk kishte si te bente perjashtim.

Gjergji25/08/2019 21:53

Po Georgen se regjistruat te fliste apo ta besojme tani telefonin e prishur?

Artan25/08/2019 21:01

Vlerat Jane pa TVSh. Ate duhet te investigoni

Shto koment

Denonco