Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Potpuri gënjeshtrash haluçinante'/ Vasili 'lutje' për shqiptarët: Aman mos i shkruani më Ramës në Facebook

'Potpuri gënjeshtrash haluçinante'/ Vasili 'lutje' për shqiptarët: Aman mos i shkruani më Ramës në Facebook

19:53, 25/08/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka një “lutje” për qytetarët shqiptarë: të mos i shkruajnë kryeministrit Edi Rama.Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungon as ironia dhe tallja karshi shefit të qeverisë, Vasili shprehet se, përgjigjet e tij ndaj qytetarëve në Facebook nuk janë gjë tjetër veçse përgjigje idiote.

“Mos bëni më komente!! Aman mos i bëni më komente në FB këtij Edi Ramës se ky ngaqë s'bën asnjë gram punë do ta quajë që po punon kur ju kthen ato përgjigjet e tij idiote.

Ah se harrova. Po të doni të dëgjoni një potpuri gënjeshtrash halucinante atëherë edhe mund ti shkruani Edi Ramës dhe ai nuk do t'ju zhgënjejë”. Shkruan Vasili në postimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco