Vokshi i përgjigjet Gjonajt: Biletat të nxjerrin gënjeshtare. Ke paguar 700 euro për 1 natë, për 1 person, për 1 dhomë

Vokshi i përgjigjet Gjonajt: Biletat të nxjerrin gënjeshtare. Ke paguar 700 euro për 1 natë, për 1 person, për 1 dhomë

19:43, 25/08/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas justifikimit të sotëm që ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i bëri faturave të kripura në hotelet luksoze të Europës.

Sipas Vokshit, teksa i referohet edhe faturave zyrtare, “askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale”.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
2. Është dhomë teke. 
3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emigranti26/08/2019 08:57

    Hajduteria dhe antishqiptaria ka kap fundin, e frikshme kjo oposit qe mbijeton dhe nuk reagon, o esht aleate e kesaj strategjie o esht e paaft totalisht.

    Altini jot25/08/2019 21:56

    Albana ska paguar ne fakt prandaje ske ku e kap, ja ka bere rezervimet Altini. Te kujtone gje Albana

    Shto koment

    Denonco