Jeta përrallore e ministrave socialistë/ Hotelet, makinat dhe vilat e njerëzve që na qeverisin

Jeta përrallore e ministrave socialistë/ Hotelet, makinat dhe vilat e njerëzve që na qeverisin

19:13, 25/08/2019
A+ Aa A-

Të enjten mbrëma, qetësia e një nate vere u prish nga disa fatura, të publikuara në media ku pasqyrohej luksi që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kishte bërë për gati 1 vit. Më shumë në Evropë sesa në Shqipëri, ministrja më hermetike e kabinetit qeveritar, kishte shpenzuar 700 euro nata, për të fjetur nëhotelet më të mira të Belgjikës, Italisë e Londrës.

Image

S’vonoi dhe pas saj, në rrjetën e paparacëve ra ministri Blendi Klosi. Klosi udhëtoi mbrëmjen e djeshme drejt Stambollit me “business class”, ndërsa ende nuk është e konfirmuar nëse linja e zgjedhur ishte “Air Albania”.

Image

Rasti i Gjonajt ka zgjuar vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale të cilët pyesin sepse duhet të jenë kaq të shtrenjtë qeveritarët tanë. Ç’është kjo dalldi për të shpenzuar mijëra euro për hotel, të paguar nga populli më i varfër i Ballkanit?

Ligjërisht, nuk dimë nëse ministrja ka bërë shkelje, por moralisht… një socialiste që paguan 1200 euro nata për të fjetur, përfaqësuese e popullit ku 81% nuk bënë as këtë vit pushime… sigurisht që s’mund të na e lejë fort të qetë ndërgjegjien.

Por tek Etilda do të rikthehemi sërish…

Është koha që me këtë rast të sjellim në vëmendje luksin e shfrenuar që kjo qeveri po e shton nga viti në vit, me shifra të frikshme.

Çdo ministër, çdo drejtor, zv.ministër, spikat me veshjet e shtrenjta, verën high class dhe sigurisht, makinat e luksit.

Dosja.al sjell disa episode nga ministrat aktualë dhe ata të larguar.

Elisa Spiropali, nikoqirja e PS me makinë 54 mijë euro

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, reklamoi në 2018-ën makinën e saj superluksoze, “Mercedez-Benz GLA 200”, e cila sipas të dhënave në internet, kushton minimum 54 mijë euro.

Image

Pak muaj më vonë, Spiropali tregoi në një emision televiziv, një orë e cila kushtonte mbi 3 mijë dollarë.

Image

Gent Cakaj, në “dashuri” me kuzhinierin e VIP-ave

Gent Cakaj, ministër i Jashtëm i deleguar, i propoganduar si ministri më i lexuar, njësoj si shokët e tij, ra pre e tundimit të pushtetit. Cakaj, u filmua pak javë më parë në restorantin e famshëm të kuzhinierit turk, Nusret.

Image

Një darkë në këtë restorant, sipas të dhënave zyrtare të stafit të Nusret, shkon 1400 euro.

Image

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm është pronar i një vile në Gjirin e Lalzit. Në kohën kur CNA.al, botoi lajmin raportoi se ministri e ka fshehur ta deklarojë këtë pasuri të tijën në formularin e pasurisë.

Një apartament duplex me sipërfaqe 120 m2, në një godinë me dy kate me sipërfaqe totale 480 m2. Vlera e vilës është minimumi 300 mijë euro, dhe nuk dihet arsyeja pse Lleshaj e ka fshehur atë, dhe kur është koha që ai ëshë bërë pronar i saj.

Image

Image

Erion Veliaj, kryebashkiaku i “thjeshtë” i Tiranës

Erion Veliaj, njihet për pasionin e tij për avionat “charter”. Sipas Grida Dumës, në vitin 2016, Veliaj udhëtoi me charter, me vlerë 60 – 70 mijë euro.

Image

Dasma luksoze në Kala është vetëm maja e ajsbergut për Veliajn, pasi ai dhe bashkëshortja, Ajola kapen mat në jo pak raste me veshje luksi dhe udhëtime të shtrenjta.

Belinda Balluku, ministrja e re e Energjisë dhe Infrastrukturës, njësoj si paraardhësi Damian Gjiknuri, ka dobësi jetën vanitoze.

Dosja.al ka mësuar se Balluku ka investuar mijëra euro në hollin e ministrisë, vetëm e vetëm…me arsyetimin se duhet që konferencat ku del ministrja të jenë sa më të kuruara.

Një tjetër shembull mbi filofozinë e Ballukut për të bërë shtet, edhe rasti kur ajo drejtonte ‘Albcontrol’, dhe pagoi një kontratë me vlerë 66 milionë llekë për të trajnuar… dy anëtarë të stafit.

Kontrata e dytë, për të cilën mbahet mend Balluku në “Albcontrol’ është edhe ajo e pagesës së 61 milionë lekëve për instalimin e një piste vrapi, dhe disa pajisjeve të tjera të palestrës. E treta, janë këto foto nga festa e “Albcontrol’ e cila i përngjan një skene koncerti, ku paratë, vera dhe qejfi ishin në marrëdhënie stabël. /Dosja.al

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz25/08/2019 23:01

Rrush e kumlla parate e popullit me te varfer ne Europe! Kurva dhe karakurva te ridhjerjes siçiliste te Edver Taqi Erdomutit, bij e bija kurvash, niper e mbesa te kriminelave te kuq te Enver dylberit jane sulur si çakej, per te shqyer trupin e drobitur te Shqiperise! Rraca me e ndyre dhe e peshtire ne rruzull, rraca e ridhjersave ne pushtet.

Emri25/08/2019 20:04

Te jemi pak realist, kuponi 1400 them se eshte lira turke. Tjerat qendrojn. Mos bini ngracke

Shto koment

Denonco