Luksi i shfrenuar i qeverisë/ Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

Luksi i shfrenuar i qeverisë/ Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

18:52, 25/08/2019
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me lajmet publikuar ditët e fundit, ku përmes faturave të hoteleve tregohej se si ajo paguante 700 euro nata në udhëtimet e saj jashtë vendit. 

Në sqarimin e saj, Gjonaj ndër të tjera shprehet se, fatura e publikuar në media është shpenzuar nga i gjithë stafi i saj për qëndrimin dy netë në varësi të axhendës ndërsa shton se në përgjithësi hotelet dhe vendet e qëndrimit zgjidhen nga organizatorët e aktiviteteve.

Por faturat që sjellim më poshtë tregojnë krej të kundërtën.

Ministrja e Ramës jo vetëm që nuk ka paguar për gjithë stafin, por siç shihet në fatura ka qenë e vetme në dhomë.

Sipas faturave, për një natë qëndrimi në Bruksel, në King Superior Room, Gjonaj ka shpenzuar 543 euro. Bëhet fjalë për hotelin Steigenberger Wiltcher’s Brussels.

Image

Në një faturë tjetër, po në kryeqytetin Belg, ku ministrja ka qëndruar nga 19 deri në 21 qershor, janë paguar plot 1320 euro.

Image

Ndërsa për dy ditë qëndrimi në një prej hoteleve më luksoze të Londrës, Corinthia Hotel, 4-6 shkurt, ministrja Gjonaj i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 1291 paundë.

Image

 

Por nuk mungojnë as Italia në udhëtimet luksoze të Gjonajt.

Siç mund ta shihni në faturën e mëposhtme, Gjonaj ka qëndruar edhe në Via Veneto, një prej zonave më luksoze të kryeqytetit italian Romë, rrugë në të cilën nuk gjendet asnjë institucion shtetëror. Për një natë qëndrimi janë paguar 706 euro.

Image

Shpresojmë që, pas publikimit të fakteve të reja, ministrja Etilda Gjonaj të gjejë një justifikim tjetër, disi më të besueshëm... /Syri.net

https://www.syri.net/politike/276192/luksi-i-shfrenuar-i-ministres-se-rames-ja-si-justifikohet-etilda-gjonaj/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albani25/08/2019 21:04

Eshte e vertete qe qeveritaret dhe deputetet tane jane cuditerisht shume te pasur ndonnese deklaroj e se vazhdojne te shlyejne borxhe. POR KUR SHKOJNE SHE SHERBIME SHTETERORE, JO VETEM QE HOTELET CAKTOHEN NGA PRITESIT PER SHUME E SHUME ARSYE, POR DUHET TE DIME DHE SE TANI NUK KA ME HANE OSE TANI NUK MUND TE FLENE NE CADRA SI AI UDHEHEQESI I LIBISE.

Toni25/08/2019 20:19

Po ca beni o njerez qe vetem piken e profesionalizmit nuk keni..po lerini njerzit t punojne..ca jane keto lajme fatuarash aq as ka marr mundimin njeri ti verifikoje

Asllan25/08/2019 20:17

He ju qepet ju portalet e bashes dhe do nxini dynjane tani me faturat qe jua ka sjelle gati shqupi..verifikojini iher keto pastaj nxirni lajmin

Shqipe25/08/2019 18:56

Nuk ka faj kjo, as keta. Kemi fajin ne

Shto koment

Denonco