'Agim Kajmaku po i fshihet drejtësisë greke prej disa vitesh', Basha: E gjithë Vora e di, e di edhe Rama, por…

'Agim Kajmaku po i fshihet drejtësisë greke prej disa vitesh', Basha: E gjithë Vora e di, e di edhe Rama, por…

10:38, 25/08/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar në faqen e tij në facebok njën mesazh ku hedh akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë së po mbron  të inkriminuarait.

Ja mesazhi i plotë:

Nga Luzim Basha

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari25/08/2019 19:03

Zoti Basha cdo gje ka nje kufi por ai duhet njohur! Per ju psh kufiri i genjeshtres me pasoje mashtrimin nga Edvin Mafija ishte 2 (dy) here. Ju e thate me plot gojen ne parlament, se po te lejonit te genjeheshit perseri ,JENI FAJTOR JU! Pyetja qe shtrohet eshte nese ky kufi mund te vendoset per lloje te tjera mashtrimesh si psh me te kaluaren e deputeteve dhe k/bashkiakeve,me vjedhjet me PPP,me tenderat e fryre pertej cdo imagjinate,me shperblimet e majme ndaj oligarkeve,me varg- mashtrimet ndaj protestave te studenteve,me vjedhjet me ligj te firmosura nga parlamenti,me shkaterrimin nga themelet te ekonomise , me kapjen e drejtesise,me.. me ..me ..A duhet te kete nje kufi? A duhet te zotoheni brenda vehtes tuaj por pse jo edhe publikisht,qe nese ndodh edhe KJO (dicka e percaktuar dhe e zgjedhur nga vete JU) atehere te jepni doreheqjen? Ndoshta marrja e nje zotimi do tju motivoje me shume,por ndoshta JU sado qe te mundoheni mund ta keni te pa mundur dhe kjo nuk ju ben me te keq e as me te mire si njeri sepse kjo situate ,sic e keni thene edhe JU,eshte me pasoja te renda per Shqiperine. Ju jeni kryetari legjitim i PD,por te njejten gje thote edhe Edvin Mafija. Ediskobari nuk largohet sadoqe JU e perserisni prej shume kohe,por edhe JU te njejten gje po beni,nuk po largoheni. Nqse keni nje plan duhet ta thoni,nqse plani Juaj jane vetem protesta dhe paralajmerime sic bente Kina ndaj Amerikes 50 vjet me pare,kjo eshte e papranueshme dhe skanaloze! Zoti Basha jam i sigurte se perspektiva juaj eshte e hapur dhe Ju mund te beni shume pune te tjera te rendesishme,por menyra e sjelljes suaj politike po u heq shansin shume e shume te tjereve,qe enderrojne te behen dikush per familjen dhe vendin e tyre. Ju erdhet nga jashte ne Shqiperi ,ndersa keta po ikin nga Shqipera me tufa .Po emigrojne me shume njerez se sa ne vitin e sulmit komunist 1997,sepse nuk shohin shprese E shpresa duhet te jete OPOZITA! A nuk ndjeheni i genjyer jo dy e tre,por dhjetra e dhjetra here nga Edvin Mafia dhe se sic keni thene ne foltoren e parlamentit, "JENI FAJTOR JU"?

Shto koment

Denonco