Braimllari: 13 tetori është datë kombëtare, 4 anëtarët e KQZ do të përgjigjen para ligjit

Braimllari: 13 tetori është datë kombëtare, 4 anëtarët e KQZ do të përgjigjen para ligjit

21:59, 24/08/2019
A+ Aa A-

Edhe pse nuk ka asnjë sinjal nga KQZ për përgatitjen e zgjedhjeve lokale me 13 tetor, sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari shpreh bindjen se zgjedhjet do të mbahen, sepse janë të vetmet të ligjshme ndryshe nga ato të 30 qershorit.

I ftuar në Ora News, Braimllari është shprehur se, LSI është regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit dhe nuk ka si të mos marrë pjesë.

“Çështja zgjidhjet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. 13 tetori është një mundësi e mirë për të gjitha partitë politike në vend për tu ngritur në nivelin e përgjegjshmërisë dhe për ti dhënë zgjidhje vendit me qëllim që të mos humbim trenin e  18 tetorit. 13 tetori është datë kombëtare. Ndaj LSI u regjistrua për zgjedhjet e 13 tetorit, se janë zgjedhje të ligjshme me dekret të Presidentit. Nuk kemi dyshim që 13 tetori do të jetë ditë zgjedhjesh.

Të katërt anëtarët e KQZ do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, do të jenë shembulli i parë se si zyrtarët shkojnë të përballën me drejtësinë për shkatërrimin e zgjedhjeve.Letrat aty janë. Kanë penguar partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje, kanë shkatërruar demokracinë”, deklaroi Braimllari..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco