Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

E citoi gabim/ Aktorja nga Kosova turpëron publikisht kryeministrin Rama

E citoi gabim/ Aktorja nga Kosova turpëron publikisht kryeministrin Rama

22:06, 23/08/2019
A+ Aa A-

Ilire Vinca, aktorja dhe regjisorja e një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, turpëron publikisht kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit, sot, përmes një postimi në Facebook, citonte Vincën, sikur kjo e fundit ishte pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“ILIRE VINCA : Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”, është citimi i kryeministrit.

Por nuk ka munguar përgjigja e aktores:

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet 'ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama gënjen publikisht duke cituar pas qejfit të tij aktorë e regjisorë të ndryshëm. /SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Struga 24/08/2019 00:50

Ésht Strugane jo nga Kosova

Kinema Republika23/08/2019 23:13

Unë jam duke pritur prej dhjetë vitesh premtimin e Edvin mashtruesit. Po kështu do ta pësojë edhe Teatri, po e lanë të prishet heronjtë Budina Çipi & CO. Edvin rrena nuk thotë të vërtetën edhe kur flet me vete. E ka mëndjen tek 200 milionë €, sa për teatër, tek kollodoku i turbinës do përfundojë loja. Prandaj mos u çudit moj vajzë artiste kosovere me deklaratat e atij që akuzoi edhe babanë e vet se i kish "bërë" gruan. Dhe nuk është çudi të ja ketë bërë sepse ajo lloj rrace janë.

Daj Jaku23/08/2019 22:22

Zonjë e nderuar Ilire Vinca. Janë 200 milionë euro aferë, nga të cilat, minimumi 50 milionë i janë dhënë E Dramës kesh me thasë të zinj plehrash dhe kanë marë rrugët e parajsave off shore. Nuk është çeshtje teatri, E Drama merr vesh nga teatri aq sa derri nga muzika.

Shto koment

Denonco