Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

VIDEO/ Fjalimi tronditës i Alizotit: ‘Djali i Kristaqit, nipi i Spiro Kolekës, bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve’

VIDEO/ Fjalimi tronditës i Alizotit: ‘Djali i Kristaqit, nipi i Spiro Kolekës, bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve’

21:15, 23/08/2019
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve.

Ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër por tepër emocionues lidhur me pasojat e sistemit komunist, por edhe ka hedhur akuza të forta politike, sidomos nga kreut të qeverisë, Edi Rama për të cilin tha se është djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kokelës, duke argumentuar se “bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve”.

Alizoti bëri thirrje ndaj demokratëve që të mos grinden më me njëri-tjetrin, por të bashkohen rreth vlerave dhe të mos shkojë kot gjaku i të parëve.

“Është folur shumë, flasim shumë, kujtojmë shumë, por në këtë vend që flasim ka pasur njerëz që kanë luftuar vdekjen, kanë dhënë jetë. Por fatkeqësisht njerëzit që dhanë jetën për liri e drejtësi, i harroi edhe politika shqiptare sepse u bë pragmatiste dhe të kapim ca të kapim. Dhe ndaj ky popull sot është i vuajtur. Edhe partia jonë harron që bijtë e baballarëve janë të bijtë e baballarëve dhe kemi ende në pushtet të birin e Kristaqit dhe të nipin e Spiro Kolekës. E harroj dhe e neglizhoi partia jonë këtë fakt. Kohën e bëjnë njerëzit, ata ishin njerëz të këqinj.  Baballarëve tanë zoti dhe koha iu dha të drejtë. Ata nuk ishin në anën e bolshevizmit, dhe fatkeqësisht na duhet ne dhe pasaardhësve tanë të merremi me një bolshevizëm të kapitalizuar, milioner, miliarder. Dhe ju po e shikoni, edhe në Shkodër nuk po i bëni dot ballë. Me dhënë mend është e lehtë, por ne si të djathtë që Shqipëria është një rast i trishtë e dimë të gjithë por  duhet të mblidhemi me njëri-tjetrin se shoh që vetëm grinden me njëri-tjetrin, të mos shkojë për kot gjaku i të parëve tanë, i klerikëve e me radhë. Zoti na ndihmoftë të gjithëve”, tha Alizoti.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atdheu im I dashur24/08/2019 07:20

Flminderit zoti Alizoti Fjalimi Juaj i shkurter Por shume dmth Na kujton ne shqiptareve te zgjohemi harruam te kaluaren e erret Cpo ndodh me ne kush Po e drejton shqiperine Zgjohu atdhe droga te ka pergjumur valle Mos I harro Traditat atdheu Im

Stalini24/08/2019 00:31

TE LUMTE GOJA ALIZOTI. SOT KELYSHET KOMUNISTE JANW ME TE FORTE SE KURRE , SE U PASURUAN GJATE 30 VITEVE POR ME SHUME U PASURUAN KETO 6 VJET QE JANE NE PUSHTET DUKE U MARRE ME VJEDHJE, TRAFIKIM DROGE E PROSTITUCION, ME KONTRABANDE E KORRUPPSION, ME VRASJE DHE ME FALLSIFIKIME , E ME 99 TE ZEZA TE TJERA . PRANDAJ QE TE MPOSHTEN DUHEN DY GJERA TE RENDESISHME QE E DJATHTA KUR TE VIJE NE PUSHTET DUHET TI BEJE PATJETER: 1- TE NDALOJE ME LIGJ PJESMARRJEN NE POLITIKE E NE VENDIMMARRJE TE PINJOLLEVE TE PUSHTETAREVE TE KOHES SE KOMUNIZMIT PER DY BREZA RRESHT( kete gje e bene gjithe vendet komuniste vetem ne JO. Prandaj dhe ne jemi sot ketu ku jemi, ibreti i Zotit). 2- T'U PRITEN TE GJITHA BURIMET E FITIMEVE TE JASHTELIGJSHME DHE KONFISKIMI I PASURIVE TE VENA ME KORRUPSION, DROGE PROSTITUCION GJOBVENIE KONTRABANDE E CDO MENYRE TJETER KRIMINALE. 3- DENIM ME BURG PER TE GJITHE ATA QE SHKELIN LIGJIN ( perkrahja politike te jete 0). Vetem keshtu dhe pas shume vitesh mund te shpetoje SHQIPERIA. PERNDRYSHE DO SHKOJE PER LESH.

Shto koment

Denonco