Shoqëria civile: 30 qershori hodhi në erë ligjet dhe institucionet, nuk ka më pushtet vendor

Shoqëria civile: 30 qershori hodhi në erë ligjet dhe institucionet, nuk ka më pushtet vendor

20:35, 23/08/2019
A+ Aa A-

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania), pjesë e koalicionit të vëzhguesve vendorë, ka publikuar raportin për votimet e 30 qershorit.

Në një qëndrim publik të ashpër, organizata që bashkëpunon ngushtësisht me NDI, USAID dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, thotë se pas me 30 qershorin Shqipëria ka shënuar rekordet më negative në qeverisjen vendore dhe në zbatimin e ligjeve. 

Teksa rendit problemet e votimeve monopartiake, KRIIK Albania thekson se, 30 qershori hodhi në erë ligjet dhe institucionet e vendit.

Sipas tyre, tashmë nuk mund të flasim më për pushtet vendor.

Disa prej probleme kryesore, sipas koalicionit në fjalë:

- u shënua një administrim totalisht i njëanshëm politik me shkelje jo të pakta ligjore, si dhe rezultoi realisht një proces gati tërësisht pa garim duke përbërë kështu de facto një emërim politik të qeverisjes vendore.

- ky proces i ashtuquajtur zgjedhor shënoi përmbylljen e një serie dështimesh të klasës politike vendase.

-  zhbërjen e qeverisjes vendore si një pushtet i decentralizuar si dhe me pamundësinë e një dialogu serioz politiko-institucional, mungesa e të cilit ka sjellë radikalizimin e përballjes politike duke u përpjekur për të instaluar një krizë kushtetuese permanente.

- Me këtë “proces zgjedhor”, “u hodh në erë” edhe mekanizmi i kundër-balancimit politik, praktikisht bi-partizan, në mbarëvajtjen zgjedhore. 

- në “çertifikimin” e rezultatit, me standardin e ri të vendosur, procesi u mundësua të jetë tashmë edhe krejt unilateral.

- Me procesin e 30 Qershorit, në shoqërinë shqiptare u imponua mënjanimi i tërë aspiratave demokratike përballë rrezikut të krizës që thellohet gjithmonë e më shumë.

- Pas 30 Qershorit rotacioni mekanik zgjedhor, po orientohet drejt një rotacioni mirëfilltazi autokratik, me një “biletë dyshe” qeverisje qendrore-vendore së bashku.

- Situatë kjo në të cilën bien tërë parimet e një demokracie kushtetuese si kontroll dhe balancë, transparenca vendimmarrëse, llogaridhënia ndaj qytetarëve, ligjzbatimi, e të tjera si këto.

- Marrëdhënia kushtetuese e qeverisjes vendore me atë qendrore, në vijimësi të qeverisjes së vendit është de-natyruar. 

- Vertikalizimi i pushtetit pa prezencë opozitare, në kontekstin vendas të ligjzbatimit dhe sjelljes institucionale, paraqet një rrezik shumë të lartë për qeverisjen vendore.

- përballë këtij vertikalizimi pushteti dhe një opozite të angazhuar në një konflikt në rend madhor, problematikat e përditshme të jetesës së qytetarëve në nivel mikro, rrezikojnë të mbeten të pazëshme dhe të pambështetura politikisht.

-  nevojitet të merret në konsideratë shkrirja e trupës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e Kolegjit Zgjedhor, si dhe nisja e punës për hartimin e një Kodi të Zgjedhor të ri.

RAPORTI I PLOTË:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco