'6 milionë euro për 613 metra gjatësi'/ Malltezi për punimet te 'Zogu I': Këta edhe të vjedhin, edhe të tallin...

'6 milionë euro për 613 metra gjatësi'/ Malltezi për punimet te 'Zogu I': Këta edhe të vjedhin, edhe të tallin...

17:09, 23/08/2019
A+ Aa A-

Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e Bulevardit “Zog I”.

Por a e dini koston e “punës” së rradhës në kryeqytet?

6 milionë euro për vetëm 613 metra gjatësi, thënë ndryshe 10 milionë euro për kilometër!

Por nuk mbaron me kaq! Vite më parë, kur kryeministri Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, pas punimeve po në këtë bulevard, do të shprehej se “ndërhyrja e rradhës do të bëhej pas 70 vitesh”.

Pikërisht për këto fakte reagon edhe shefi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

“Bulevardi Zog 1 duke u shkep. Para 12 vitesh njëri na vodhi 3 milionë euro nga taksat tona dhe na tha që e kishte zgjidhur punën dhe veç pas 70 vitesh do rikonstruktohej. Tani del një qerrata tjetër që na përlan 6 milionë euro për 613 m gjatësi (10 milionë euro për km!) se do ndërrojë pllakat. Këta edhe të vjedhin, edhe të tallin se nuk kanë as popull protestues dhe as shtet ligjor ku të vepronte ligji”, shkruan Jamarbër Malltezi në reagimin e tij.

Kujtojmë se, kontrata në fjalë, e cila sërish i është dhënë “Fusha sh.p.k, është nënshkruar më 26 qershor, pra tre ditë para kurorëzimit farsë të kryebashkiakut në zgjedhjet një partiake. /Syri.net

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz23/08/2019 17:38

6 milion euro grabitje nga kryehorrat e ridhjerjes siçiliste Edver Taqi Hajduti dhe lali Dhjeri pedofili! Kryelegeni nderhyri ne kete bulevard kur ishte kryekar bashkie, nderhyrja kushtoi 3 milion euro dhe na tha se nderhyrja tjeter do jete pas 70 vjetesh! Punimet u bene para 12 vjetesh kur kryebanditi ishte 43 vjeç, dhe tashi i bie qe kryehaleja te jete 113 vjeç sepse po behen punimet pas 70 vjetesh sipas Edver Taqi Kellires! Ose burgun duhet ta haje Edver Taqi Bajga per punime te dobta, ose ne burg duhet te shkoje lali Dhjeri per punime te panevojshme dhe abuzim me taksat e qytetareve te Tiranes.

Shto koment

Denonco