PD: Rama e Balluku ia fshehën të shkuarën kriminale, Kajmaku i Vorës të dorëhiqet e të përballet me drejtësinë!

PD: Rama e Balluku ia fshehën të shkuarën kriminale, Kajmaku i Vorës të dorëhiqet e të përballet me drejtësinë!

11:53, 23/08/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka deklaruar sot se “njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!”

Deklarata u bë nga Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD. Gjata tha: “ Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e ka bekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/08/2019 13:37

Perfundimisht jemi nje popull frikacak. Frikacaku nuk ka dinjitet, eshte servil, tradhetar, korruptohet, blihet dhe shitet lehte, pranon ta shtypin, ta shkelin me kembe, ta pushtojne, ta grabisin, ta perdhunojne, ta denojne dhe ta burgosin pa te drejte. Nje popull frikacak nenshtrohet dhe gjunjezohet lehte ndaj kujtdo qe ka pushtet. Tani jam plotesisht i bindur ne mendimin tim pse Shqiperia historikisht qe nga lashtesia eshte pushtuar lehtesisht nga te huajt dhe territori i saj ka ardhur duke u tkurrur, ngushtesuar dhe zvogeluar ne cdo shekull dhe shekull pas shekulli dhe shkaterruar vit pas viti. Sepse shqiptaret kurre nuk kane qene patriote te vertete, kurre nuk e kane dashur Shqiperine si shtepine e tyre, por vetem kane pare interesat e tyre te perkoheshme, personale dhe familjare. Kjo eshte fatkeqesia kombetare qe na ka shoqeruar historikisht. Armiqte me te eger te Shqiperise jemi vete ne shqiptaret. Te huaj thjesht e kane shfrytezuar kete tradite poshteruese shqiptare. Mos u mburrni kot! Kjo eshte e verteta! Lexojini faktet historike! Shqiptaret gjithone kane qene te percare dhe ne konflikte te brendshme, politike, ushtarake dhe ekonomike. I vetmi qe arriti deri diku t'i bashkonte shqiptaret ishte Skenderbeu. Por edhe ai deshtoi. Shqiptaret u bashkuan rreth Skenderbeut per interesat e tyre personale dhe nga frika e pushtetit te Skenderbeut dhe nga frika e turqve. Ky deshtim doli ne pah qartesisht pas vdekjes se Skenderbuet, kur Shqiperia ra perseri me shume lehtesi ne duart e turqve. Patriotizmin e kemi thjesht fasade fallco, per te mashtruar vetem shqiptaret qe japin voten. Patriotizmin e kemi si fasade mashtruese propagandistike sa per te marre pushtetin. Si mund te jete patriot nje udheheqes qe vjedh, grabit dhe neneshtron e shtyp popullin e tij, i mohon atij lirine dhe pasuron vetem familjen e tij? Shqiptaret kane nje thenie mjaft te ulet, mjaft shkaterruese per veten e tyre: Edhe ti po te ishe ne pushtet njesoj do te beje!!!!!!! Ky eshte nje mentalitet veteshkaterrues, qe do te thote se nje popull i tille eshte pa dinjitet dhe pranon neneshtrimin, injorimin dhe skllaverimin me bindja. Prandaj ky popull historikisht i ka merituar qeverite qe ka pasur, ka dhe do te kete! Ja shikoni KOSOVEN! Deri dje ankoheshin se fajin ua kishin SERBET! Po tani? Serbet iken, kane mbetur vetem "patriotet" shqiptare!!!! "Patriotet" po hane njeri-tjetrin, po bashkepunojne edhe me armiqte serbe, per t'ia futur njeri-tjetrit. Pra cilet jane armiqte me te eger te vete shqiptareve???!!!! Serbet, greket, maqedonet, malazezet, cilet? Ata po tallin bythen me "patriotet" dhe "patriotizmin" e dhjere shqiptar!!!!!! "Udheheqesit patriote" shqiptare, kudo ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedoni, sapo mbushin xhepat dhe thaset e tyre me miliona dhe miliarda euro te grabitura TIFOZEVE te tyre, ose largohen jashte memedheut te ngopur dhe te lumtur ose fillojne perseri te bejne rolin e "Patriotit" kur jane ne opozite!!!!! Eshte i vetmi popull ne bote qe fatkeqesisht behet tifoz me cdo qeveri qe ka mbi koke! Simptoma e rrezikshme me e pasherueshme e nje populli eshte TIFOZLLEKU ndaj qeverise. Ajo qeveri qe arrin ta bej popullin e vet TIFOZ te saj eshte e fituar! TIFOZI e do, e adhuron dhe nuk e kritikon kurre skuadren e vet edhe kur gabon, edhe kur humbet! Shqiptaret jane TIFOZE te cmendur te cdo qeverie! Nje popull i tille te vetmen rruge ka: ZHDUKJEN!

Shto koment

Denonco